Është rritur sërish numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, teksa tashmë jemi futur në javën më të vështirë të përhapjes së virusit.
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 23 raste të reja, duke e çuar në total në 146 numrin e të infektuarve.
Ndërkohë, është zgjeruar harta e qyteteve të prekura, ku tashmë janë regjistruar raste të reja edhe në Krujë.
Deklarata e zv/ministresë së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, për situatën më të fundit të COVID-19 në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime.
Deri në këto momente testuar 1041 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 146 qytetarë.