Friday, October 16, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Këshilli Bashkiak i Nju Jorkut feston në shqip

admins by admins
November 23, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Këshilli Bashkiak i Nju Jorkut feston në shqip
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Këshilli i bashkisë së Nju Jorkut organizoi mbrëmë një ceremoni festive për 107-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Me rastin e Ditës së Flamurit, këshilli nderoi disa prej veprimtarëve të dalluar të qytetit. Në ceremoni ishte kolegu ynë Ilir Ikonomi.

Shqiptarët e Nju Jorkut janë krenarë që mund ta festojnë këtu në Këshillin e Bashkisë ditën e tyre të Flamurit.

Prej disa vjetësh, ata kanë në Këshill të zgjedhurin e tyre, Mark Gjonaj, i cili me këtë rast u kujtoi të gjithëve se sa shumë ka ecur komuniteti shqiptar i Nju Jorkut.

“Ju shërbeni në vijat e frontit në ushtrinë tonë, nëpër klasat me nxënës si njerëz të arsimit, si drejtues në tregjet tona financiare, si mjekë në sallat e emergjencës dhe në çdo profesion tjetër. Ju formoni bazën që e bën qytetin e Nju Jorkut kaq madhështor,” tha zoti Gjonaj.

Këshilli i Bashkisë nderoi disa individë që japin ndihmesë në fusha të ndryshme.

Kapiteni i policisë së Nju Jorkut Lutfi Dalipi, u nderua si njëri prej oficerëve profesionistë të kësaj force. Me meritën e tij ai është ngritur në rangjet e larta të policisë së qytetit.

Vasfije Krasniqi Goodman, është një ndër mbijetuarat e përdhunimeve të luftës, e cila njihet sidomos sepse u dha 20 mijë grave të tjera në Kosovë që pësuan fatin e saj, një zë që ato nuk e kishin.

“Duke qëndruar përpara këtij flamuri shqiptar”, tha ajo, “e kam të vështirë ta imagjinoj se pikërisht për këtë flamur unë u përdhunova dhe u torturova. Por ky flamur na jep kurajo që të luftojmë dhe të bashkohemi pavarësisht se ku jetojmë.”

Sali Bollati është një i mbijetuar i Çamërisë. Ai u nderua si aktivist i komunitetit.

Frank Shkreli ka qenë drejtor i sektorit të Euroazisë në Zërin e Amerikës. Sot ai është aktiv me shkrime dhe reflektime për shqiptarët.

Doktoreshë Ana Kohen, pasardhëse e një familjeje hebraike, e lindur dhe e rritur në Vlorë, ka punuar prej vitesh me komunitetin shqiptar të Nju Jorkut. Sot ajo jeton në Sarasota të Floridës, por nuk e ka ndërprerë punën me shqiptarët.

Një nderim në ceremoni shkoi edhe për këngëtarin Ilir Shaqiri, i ftuar këtu nga Kosova.

Në ceremoni foli edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli Faber, e cila shprehu mirënjohje për Shtetet e Bashkuara dhe për komunitetin shqiptar të Amerikës./VOA

https://www.zeriamerikes.com/a/5177511.html

Previous Post

Florian Binajt i grisen pantallonat në mes të emisionit (VIDEO)

Next Post

Ana e errët e Steve Jobs-it. Sekretet e rrëfyera, prej vajzës së madhe të gjeniut të “Apple”

admins

admins

Related Posts

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik
Aktualitet

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

October 6, 2026
Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Next Post
Ana e errët e Steve Jobs-it. Sekretet e rrëfyera, prej vajzës së madhe të gjeniut të “Apple”

Ana e errët e Steve Jobs-it. Sekretet e rrëfyera, prej vajzës së madhe të gjeniut të “Apple”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

imunify-bot-check
Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In