Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me biznesmenin Davide Pecorelli, i cili u zh.duk në Shqipëri në janar dhe u gjet pas 8 muajsh në Itali në një gomone që po mb.ytej.
Mediat italiane bëjnë me dije se autoritetet italiane ranë në gjurmë pasi pas 8 muajsh u aktivizua karta e bankës.Si duket më 12 shtator biznesmeni ka tërhequr një shumë parash.
Ishte bashkëpuntori shqiptar (i ndihmuar nga avokati Giancarlo Viti), banues në Lama di San Giustino, i cili raportoi aktivizimin e bankës tek hetuesit. Për hetuesit kjo ishte dëshmi që tregonte se biznesmeni ishte gjallë dhe tashmë ishte kthyer në Itali.
Davide Pecorelli inskenoi vra.sjen e tij për të përfituar siguracionin. Ai do të hetohet për ma.shtrim. Kujtojmë që Pecorelli dyshohej se kishte vd.ekur, pasi makina e tij u gjet e dj.egur në Pukë, ndërsa brenda saj kishte mbetje koc.kore.




