Dy dronë dhe 100 policë janë angazhuar për të zbuluar sipërfaqet e mbjellura me kanabis në Krujë.
Nga rezultatet e arritura, janë proceduar penalisht një kryetar njësie administrative, saktësisht i Cudhit dhe 6 kryepleq të fshatrave ku u gjetën rrënjë kanabisi.
Ndërkohë, bimë kanabisi të kultivuara u gjetën në fshatrat Shkretë, Bruz Mal, Bruz Zall, Kroi i Madh, Rranxë dhe Cudhi Zall.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit me iniciale:
1. O. K., 59 vjeç, me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Cudhi.
2. A. P., 64 vjeç.
3. S. S., 69 vjeç.
4. M. H., 54 vjeç.
5. S. V., 70 vjeç.
6. A. B., 51 vjeç.
7. Xh. Xh., 51 vjeç.
Me detyrë kryepleq të fshatrave ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike kanabis sativa, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.
Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, për të kontrolluar dhe zonat më të largëta, duke përdorur dhe flotën e dronëve.




