Ka përfunduar gjithçka në ndeshjen Benevento – Juventus.
Rezultati pas 90 minutave ishte 1 me 1, atje ku Pipo Inzaghi e ndali shokun e tij Andrea Pirlon në një barazim.
Ishte Juventus që kaloi në avantazh me golin e Alvaro Moratas, por që Lettizia shënoi në fund të pjesës së parë për ta barazuar rezualtati dhe për ta vendosur epilogun përfundimtar të ndeshjes.
Pas këtij barazimi, Juventus renditet në pozitën e 5-të me 17 pikë, kurse Benevento e Pipo Inzaghit në të 12-tën me 10 pikë.





