Aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi ka qenë të shtunën i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”. Më pas Mamaqi në After Party-n’ e Luana Vjollcës u vendos përballë zgjedhjes më të vështirë se kë do zgjidhte mes Julian Dedës dhe Gentian Zenelajt.
“Julian Deda apo Gentian Zenelaj?”- ishte pyetja të cilën aktori e superoi me sukses e diplomaci, duke bërë një miksim të emrave e mbiemrave të tyre.
“Julian Zenelaj”- tha ai duke qeshur.- “I kam të dy si dy pjesëtarë të familjes, nuk i ndaj dot.”- tregoi Ermali
Përsa i përket jetës së tij personale, Ermali tha me shaka se vajzat nuk e kanë ngacmuar as kur ka qenë beqar, e jo më tani që është i martuar. Ai u shpreh se bëhet më shumë xheloz për Amin, sepse ajo nuk ka arsye pse të bëhet xheloze për të. Më pas Ermali tha se e do më shumë bashkëshorten e tij dhe i bëri një dedikim romantik drejtpërdrejtë.
“Amarda unë nuk mund ta imagjinoj dot veten time pa ty”, u shpreh Mamaqi.




