Monday, July 13, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Intervista e fundit e Pareshqevi Simakut

admins by admins
February 12, 2021
in Artistet
A A
0
Intervista e fundit e Pareshqevi Simakut
0
SHARES
10
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Parashqevi Simaku, këngëtarja aq e dashur për shqiptarët iku nga Shqipëria në vitin 1992, për të mos u kthyer më në atdhe. Publikut edhe pse kanë kaluar plot tre dekada i mungon zëri i saj, sepse ajo nuk mund harrohet lehtë. Ka sot nostalgji për gjithçka ajo i dha skenës shqiptare para viteve ’90.

Pas largimit nuk pati asnjë lajm prej saj, derisa u rikthye. Për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës dhe dhënë një koncert në Shqipëri. Ishte viti 1997. Mos ishte koha e gabuar për ta bërë këtë, kur u rikthyer për herë të parë dhe të fundit para publikut? Në Shqipëri luftohej. Parashqevia dha këtë intervistë, në Hotel Rogner, për gazetaren Rudina Xhunga. Ishte 14 shkurt 1997. Dhe mbetet dalja e saj e fundit para publikut të saj.

Ndaj edhe pse në Shqipëri kishte luftë, të gjitha pyetjet janë për dashurinë. Intervista nuk u botuapër shkak se gazeta “Koha Jonë” u dogj më 2 mars 1997. Ajo u botua e plotë, vetëm pas rihapjes,më 4 maj 1997. Prej asaj kohe Parashqevi Simaku nuk ka folur më kurrë, askush nuk di çfarë ndodhime të. Përveçse dimë me siguri që shqiptarët e duan akoma në Shqipëri dhe kudo këtë divë tëkëngës.

Intervista e fundit e Pareshqevi Simakut dhënë Rudina Xhungës
Na thoni një datë që e veçoni nga të tjerat?
Dita e të dashuruarve. Në 14 shkurt ’96, Robert, im shoq më propozoi martesë. Atë mbrëmje shkurti,ai më ftoi në restorantin Xhons të Beverly Hills, ku më dhuroi unazën e familjes së tij. Më pasmësova se po në atë restorant ishte martuar dhe Merlin Monro.

Si u njohët?
Nuk pata ndonjë romancë dashurie, sepse e vetmja dashuri që më ka lindur, më zhvillohet dhe besojs’do më vdesë kurrë, është muzika, por s’kam harruar kurrë se në jetën time familja zë një vend tërëndësishëm. Njohja jonë erdhi për shkak të punës së përbashkët. Ai ishte instrumentist, i bintekitarës dhe këndonte në grupin, ku e shoqëruar nga 6 muzikantë, unë këndoja. Ndërsa po i jepnimdorën e fundit punës për të përfunduar albumin tim, më pyeti një ditë nëse mund të dilnim bashkë.


Përgjigja juaj ishte menjëherë po?
Një shqiptare nuk thotë menjëherë po, qoftë dhe në Amerikë. Unë kujtoj t’i kem thënë: “Puno memua, ose dashurohu me mua”, ndërsa ai m’u përgjigj se nuk do t’i pëlqente t’i ndante. Ai ështëshumë simpatik dhe unë duke i lënë refuzimet mënjanë, i shpjegova, që më parë duhet tërespektonte traditën e vendit tim, pra t’i kërkonte dorën e vajzës, prindërve të mi, me anë të njëletre.

Kjo në fillim s’i pëlqeu shumë, por duke shkruar një letër të gjatë, të gjatë, nisi t’i dukej gatizbavitës fakti që iu shkruante dy njerëzve të panjohur, kundrejt të cilëve ndjente detyrim shpirtëror.Prindërit e mi i kthyen përgjigje pas dy javësh dhe pasi u prezantova në familjen e tij, për të dy nisinjë jetë tjetër, një jetë e përbashkët që na duket sikur do të vazhdojë përjetësisht. Me kohë, kamkuptuar se ia vlen të ndash jetën tënde me një njeri të mrekullueshëm si Robert.

Robert është i mrekullueshëm, pse është i bukur, apo ka të tjera veti dhe karakteristika tëpadukshme për syrin e të panjohurit?
Është vështirë të flasësh për burrin tënd, por ajo që më duket kryesorja është ndjeshmëria e tij,ngrohtësia njerëzore me të cilën të rrethon, dashuria që të dhuron.


Ju e kishit thirrur ngaherë në ëndrrat tuaja një njeri si ai?
Unë kisha shkruar një listë dikur, me 10 veti që duhet t’i kishte bashkëshorti i ardhshëm. Roberti ka13.
Pra në vitin ’92 kur u larguat nga Shqipëria ishit pothuajse e bindur, se, askush këtu nuk do mund tëqe i denjë për listën tuaj 10 kërkesëshe?


Nga Shqipëria ika zemërthyer prej lidhjes me një njeri i cili dukej se ecte në një rrugë krejt tëkundërt nga e imja. Kur kuptova se sado të përpiqesha, rrugët tona s’do e kishin kurrë një pikë tëpërbashkët, sakrifikova dhimbjen time, për t’u larguar drejt së panjohurës, por jo me ide krejt tëpaqarta, pse ajo që gjithmonë më ka udhëhequr, ka qenë ambicia për të ecur në rrugën e artit.

Tani që jeni mirë, ç’kujtoni nga koha kur ishit keq?
Unë jam munduar të ruaj nga ajo histori dashurie vetëm të mirat, të bukurat, të cilat i kam bërëpjesë të jetës sime. I jam mirënjohës atij njeriu për ç’më dha dhe kam hedhur në harresë gjithëvuajtjet dhe dhimbjet.

Ideali juaj ishte muzika. Po i atij?
Politika. Unë i jam dedikuar e gjitha idealit tim dhe them se nuk do e braktis kurrë. Për të s’di gjë.
Personit që s’doni t’i përmendni emrin, është pra një aventurë e harruar?
Ndjenja për të ishte plotësisht dashuri.


Pra dhe kur zemra thyhet një herë, sipas jush ngjitet sërish. S’ka gjë të pariparueshme?
Ka gjëra më të rëndësishme në jetë se dashuria…
Si për shembull martesa?

Jo pikërisht ajo. Për mua më e rëndësishme ishte riedukimi i vetvetes. Nëse ke synim të ecësh para,duhet të mos e harrosh të shkuarën, por të mos guxosh kurrë të kthesh kokën pas. Në të kundërtrrëzohesh.

Ju keni kaluar gjithë vështirësitë e mundshme dhe tani jeni një zonjë elegante dhe e qetë, apopavarësisht nga ndryshimi i mbiemrit keni ngelur Parashqevi Simaku?


Deri tanimë unë kam mësuar, eksperimetuar, gabuar dhe pësuar. Tani po nis jetën e vërtetë.
Tregoni një gabim tuajin sentimental, pse ai ndikon dukshëm tek puna, sidomos kur puna është arti.
Jam zemërbutë dhe duhet të kenë shkelur me mua. Kaq.


Pa emra? Sigurisht.

Pra sipas jush thashethemet e pazakonta kanë krijuar një imazh irreal për ju?
Thashethemet për artistët, janë nga më të paimagjinueshmet, por unë mundohem t’i marr përkompliment. Madje të tilla ngacmime për mua dikur ishin bërë pjesë e jetës, aq sa gjatë qëndrimit nëAmerikë ndjeja se më mungonin.

Shkollën 8-vjeçare dhe të mesme në Kavajë. Mandej befas e famshme dhe më tej studente edramës. Një gjah i mirë për thashethemet…
Unë jam vajzë e dy prindërve që si shumë të tjerë në Shqipëri nuk kanë pasur mundësi të përfitojnënga puna e tyre. Kësisoj më është dashur të luftoj si për ëndrrat dhe për mundësitë ekonomike. Jammunduar sidomos të ndihmoj mesa mundem familjen time.

Babai dhe nëna ime janë dashuria dhembështetja shpirtërore më e madhe që kam pasur ngaherë. Atyre iu dedikoj jetën dhe ëndrrat e mia.Ata ishin artistë të lindur dhe kultivuan e lejuan tek unë ndjenjën artistike, me gjithë thashethemetdhe ngacmimet e zakonshme që më rrethonin, e që asnjë prind s’dëshiron t’i dëgjojë për bijën e vet.

Nuk kam bërë asnjëherë me ta artisten, por fëmijën e përulur, vajzën që lan, pastron shtëpinë, qës’del, kur ata nuk duan, që para se të futet në shtëpi nga shfaqja, fshin trukun që ata s’e durojnëdot, që ju kërkon kohë, pak kohë për martesë, duke ju premtuar se padyshim një ditë do t’i gëzojë sicilado vajzë, prindërit e vet, me martesën e aq të pritur.

A ju ka kërkuar nëna juaj të martoheshit me ndonjë djalë të mirë në Kavajë?
Si jo. Madje më kishte zgjedhur një djalë simpatik, nga familje e mirë, që sipas saj ishte ideali.
Mendoni se do të vazhdonit të këndonit tani, po të ishit martuar me djalin nga Kavaja?
Mendoj se do të kishte nisur dhe ai të këndonte duet me mua.

Nëna juaj s’është penduar që ju la kohën të cilën kërkonit?
Prindërit e mi janë të kënaqur nga zgjedhja ime, madje një mbrëmje nëna më hapi dy valixhe kuishin ruajtur ato që kishte blerë me rrogën e ruajtur në vite, për pajën time. U lumturova dhe ipremtova se do t’i merrja të gjitha në Amerikë. Kur blinte ato, duke kursyer nga ushqimi ipërditshëm, me siguri ajo ka ëndërruar për të bijën një burrë si ai që unë kam tani. Ndaj jam elumtur që e bëra të lumtur.

Robert është shqiptaro-amerikan?
Prej 100 brezash amerikan.


Çfarë i treguat nënës suaj për Robert, kur e sollët në Shqipëri?
I thash se ne jemi të dy heronj, pse prej ditës që jemi njohur bashkë, nuk jemi ndarë asnjë momentdhe kjo jo vetëm që nuk na lodh, por na lidh më shumë. Bashkëpunojmë, bisedojmë, argëtohemi dhenuk e kuptojmë s’i kemi bërë, kur nuk njiheshim.


Ju duket e pamundur ekzistenca e të tretit, fëmijës?
Fëmija është i mirëpritur, po erdhi, por për ne të dy do të qe mirë të mendonim ende për të ardhmentonë profesionale, para se ai të na trokasë në jetën e përbashkët. Robert është laureuar në ekonomi,është një instrumentist i shkëlqyer, por e ka lënë në pritje karrierën e tij duke m’u përkushtuar mua,pse ka shumë besim tek talenti dhe dëshira ime për të ecur. Ne porsa kemi përfunduar një album“Fluturoj brenda tempullit tim” ku këngët janë shkruar dhe kompozuar 80% nga unë dhe 20% ngaai..


Ju në Shqipëri vetëm keni kënduar. Tani si keni mundur dhe të kompozoni?
Më parë unë nuk e kam provuar. Në Amerikë kam studiuar dhe punuar duke mundur së fundi tëkompozoj, sidoqoftë jo krejtësisht vetëm. Krahë më ka dhënë sidomos kënga popullore shqiptare qëe kam kënduar për aq shumë kohë në Shqipëri.

Dhe në Amerikë fillimisht?
Po, në Amerikë më ftoi një familje dibrane e cila më lidhi një kontratë pune nën restorantin e saj nëNju Jork. Vetëm se nuk këndova ato këngët e trishtuara popullore që linin shije të keqe, porshfrytëzova fillimisht repertorin tim të muzikës popullore dhe asaj të lehtë. Ndjenjat që përcillja tekshqiptarët në Amerikë, fitimi fillestar, nisi të më pëlqente, por pa harruar që sapo kisha hyrë dheduhej të vazhdoja. U njoha me Antoni Athanas, i cili është heroi i ëndrrës sime.


Ai kishte arritur majat e suksesit dhe përderisa Amerika atij ia kishte dhënë këtë mundësi, pse tëmos ma jepte mua. Ndaj i kërkova një mendim të sinqertë dhe ai së pari më këshilloi hapin e parë,të mësoja gjuhën. Mandej më prezantoi me Stan Dragotin, të cilit i thashë se nuk kërkoja prej tij tëmë bënte artiste, por si thotë fjala e vjetër amerikane: “Fati është të njihesh me njerëzit e duhur nëkohën e duhur”. Për mua njeriu i duhur ishte ai, koha më ngelej ta përcaktoja. Për një vit jetova evetme në Nju Jork, ku fillova një kurs intensiv gjuhe, të shoqëruar nga njohja e muzikës amerikane.
Si e siguronit financimin e kurseve?


Duke punuar padyshim shumë dhe duke dëshiruar shumë të arrij. Në Amerikë mjafton të duash dhetë dish të kërkosh atë që do, është i vetmi vend, ndoshta, ku cilido qofsh, s’ka ëndërr që s’të bëhetrealitet.
Veç martesës suaj, jeta juaj sentimentale në Amerikë ka qenë e bardhë, e zbrazët?
Ka qenë e mbushur me eksperienca të ndryshme, por jo të rëndësishme. Dashuria e vetme që mëmbante ka qenë afrimi tek ëndrra që sa më shume i afrohesh aq më shumë të largohet. Unë kamtemperament, di të kërcej, të josh, të vishem, mësohem shpejt me të renë, por të gjitha di t’i tregojme masë, e aty ku duhet. I përkas një vendi konservator si Shqipëria, një familjeje ku nëna rrinte nëradhë për ushqimin tonë, ndaj s’ka si të mos e njoh ndjenjën e masës.
Si tentuat mandej Hollivudin?


Një profesor i imi, pasi nisa të këndoj anglisht në restorantet amerikane më këshilloi: “Simaku provoHollivudin. Konkurrenca duhet parë në sy që të përballet dhe konkurrenca e artit është Hollivudi”.Takova sërish z. Dragoti që u habit nga anglishtja ime e përmirësuar dhe më ndihmoi duke mëprezantuar me njerëz që dikur për mua ishin copëza të ëndrrës, e cila në saj të dashamirësisë sënjerëzve që kisha rrotull dhe këmbënguljes sime, po bëhej realitet.

Ka aq shumë amerikanë që këndojnë. Pse një shqiptare duhet të fitojë lojën në tokën e tyre?

Sepse ata janë të gjithë njësoj. Unë jam ndryshe, muzika ime, të kënduarit tim, folklori i vendit tim,shpirti im, ambicia ime është ndryshe, është shqiptare. Një origjinalitet ngaherë e kudo mirëpritet.

Ju jeni e mirëpritur në Amerikë?
Kam 4 vjet që jetoj atje. Pas kaq kohësh munda të arrij në pragun e ëndrrës amerikane për të qenëdikush. Tani për mua dera është e hapur. Puna është në do futem me këmbën e majtë, apo atë tëdjathtë.

Dhe ndërsa gjendeni në prag të ëndrrës befas ju e lini mënjanë për t’ju kthyer të shkuarës,Shqipërisë…
Shqipëria është vendi të cilit i përkas unë dhe gjithë ç’do mund të realizoj në jetë. Më është dukurkëto kohë se isha gati profesionalisht të nisja koncertet në Europë dhe si pikënisje do të ishte vendiim. Situata përkohësisht nuk më duket e përshtatshme, pasi punët s’duken se po shkojnë mbarë, pormendoj se vështirësitë si në jetën e një njeriu dhe të një kombi janë pjesë e rimëkëmbjes. Unë nukmunda të jap këtu koncerte, por kjo s’do të thotë se s’do kthehem sërish.

Im shoq që është njëkohësisht dhe menaxheri im po lidhet me disa firma të huaja që do namundësojnë shfaqjet në disa vende të Europës dhe unë mendoj se kënga popullore shqiptare epërpunuar, e moderuar, kënduar prej meje jo vetëm do të pëlqehet, por edhe do të duartrokitet nëskenat e Europës që e kanë njohur dikur këtë këngë nga zëri i paharrueshëm i Vaçe Zelës dhe duhettë vazhdojnë ta njohin e ta dallojnë nga muzika e popujve të tjerë, pse vërtetë kënga jonë është

ndryshe, është e bukur, është e mrekullueshme. Ajo është vetë fati dhe çelësi i suksesit për këprovon ta paraqesë në skenat e huaja dhe të pretendojë duartrokitje, lule dhe sukses. Unë kaminvestuar shumë për të ardhmen time. Kam harxhuar gjithë ç’kam fituar për edukimin tim profesionale atë njerëzor. Tani kam gjithë mundësitë jo vetëm për ta paraqitur shkëlqyeshëm vetveten, por dhevendin tim, folklorin tonë të jashtëzakonshëm.

Besoni tek ato që thoni apo siç e treguat në skenën e festivalit ju pëlqen ekzibicioni?
Në festival nuk bëra ekzibicion, por thjesht u kënaqa kur im shoq m’u afrua e më puthi ndërsakëndoja për herë të parë bashkë më të, në një skenë ku ngaherë kisha qenë e vetme. Besoj se nukështë i mençur ai që tregon përralla, por ai që bën përrallën e vetë realitet
Burimi: Noa.al

Tags: ParashqeviSimakuUrbanNews.al
Previous Post

Tornado godet qytetin turk, shkatërroi gjithçka që i doli përpara (VIDEO)

Next Post

Elvira Diamanti: Mungesa ime e gjatë në kinema? Nuk ka më role për brezin tonë…

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
Elvira Diamanti: Mungesa ime e gjatë në kinema? Nuk ka më role për brezin tonë…

Elvira Diamanti: Mungesa ime e gjatë në kinema? Nuk ka më role për brezin tonë…

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In