Sunday, November 15, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Humb jetën në moshën 64 vjeçare artisti, nuk e mposhti dot sëmundjen

admins by admins
January 20, 2021
in Artistet
A A
0
Lajmi i Fundit/ Ndahet nga jeta profesori i njohur shqiptar, anëtar i Akademisë së Shkencave
0
SHARES
10
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Përmes rrjetis social Facebook

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të balerinit Kujtim Hoxha.
Kujtim Hoxha u shua sot në moshën 64 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë të cilën nuk e mposhti dot.

Kujtim Hoxha ka lindur në vitin 1956 në Tiranë. Ka filluar punë pranë institucionit të TKOB që në vitin 1975 si balerin pranë trupës së baletit të Teatrit të Operas pas mbarimit të Akademisë së Dancit. Që nga ajo kohë ka punuar me përkushtim duke filluar që nga Dekadat e përvitshme të Majit e deri tek shfaqjet e baletit të trupës së TKOB.

Ka zbatuar me përpikmëri detyrat që i kanë ngarkuar koreografët, gjë që vërtetohet edhe me ecjen e tij profesionale duke filluar si kërcimtar trupe deri tek solist.

Krahas interpretimit si balerin në pjesën më të madhe të baleteve të vëna në skenën e TKOB me trupën e baletit, ka interpretuar dhe role solistike në baletet si: “Duarartët vigjilentë”, “Tokë e pamposhtur”, “Para stuhisë”, “Don Kishoti”, “Halili dhe Hajria”, “Arrëthyesi”, “Bajadera”, “Liqeni Mjellmave”, “Maxhordomi”, “Lumi i vdekur”, “Coppelia”, “Delina”, “Zhizel”.
Një kontribut të rëndësishëm ka dhënë për përgatitjen e brezave të rinj si në mësimin e repertorit, ashtu edhe në rritjen cilësore për realizimin e roleve. Në vitin 2001, si rezultat i kësaj pune, u vu në drejtimin e trupës si përgjegjës i trupës së baletit.

Që nga ky vit ka punuar pranë koreografit Agron Aliaj dhe koreografëve të tjerë edhe si koorepetitor i veprave që viheshin në skenën e TKOB, në veprat si: “Rajmonda dhe Spartaku”; “Shehrezade”; “Caravaggio”; “Dansi i Puanteve”; “Migjeniana”, “Carmina Burana”; “Zhizel”; “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”; “Delina”; “Zorba”; “Coppelia”.
Gjatë gjithë karrierës së tij artistike në TKOB është karakterizuar nga impenjimi dhe korrektësia në punë. Ka patur marrëdhënie shumë të mira si me punonjësit e administratës ashtu edhe me artistët balerinë dhe të sektorëve të tjerë artistikë.


Kujdesin dhe përgjegjësinë e tij për punën Z. Hoxha ua transmetoi edhe kolegëve të tij me të cilët ai ndante gëzimet dhe shqetësimet e punës. Në vitin 2018 Kujtimi doli në pension pas një përvojë të gjatë pune. Para se të dilte në pension ka realizuar rolin e Mbretit te baleti “Zhizel”.
Në emër të drejtuesve dhe artistëve të TKOB, i shprehim ngushëllime familjes e miqve të shumtë të balerinit Kujtim Hoxha.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

Previous Post

“Kapedani” pa censurë: Ja si reagoi Enver Hoxha kur e pa filmin!

Next Post

Pandi Raidhi, të pathënat e një aktori të lindur

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
Pandi Raidhi, të pathënat e një aktori të lindur

Pandi Raidhi, të pathënat e një aktori të lindur

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

imunify-bot-check
Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In