Tuesday, August 11, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Histori: Çfarë ka ndodhur më 19 dhjetor?

admins by admins
December 19, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
25
Histori: Çfarë ka ndodhur më 3 nëntor?
12.3k
SHARES
8
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Susan Constant, Godspeed, and DiscoveryNdajeni

Shiko komentet

 Print1606 –Anijet Susan Constant, Godspeed, and Discovery nisen nga Anglia me kolonët që do të vendoseshin në Jamestown,Virginia, e para e trembëdhjetë kolonive që u bënë Shtetet e Bashkuara.

1776 – Veprimtari politik anglez dhe amerikan Thomas Paine boton në Pensilvani, esenë e parë në serine e pamfleteve me titull “Kriza amerikane “, ku ai shpreh mbështetje për pavarësi dhe vetë-qeverisje të kolonive britanike në Amerikë. Për generalin George Washington pamfleti i parë ishte aq frymëzues, sa urdhëroi që të lexohej me trupat.

1924 – Ahmet Zogu me forcat e tij vazhdojnë marshimin drejt Tiranës kundër qeverisë së Fan Nolit. Në zonën e Mirditës ato ndalen nga forcat e Marka Gjonit, i cili i la të kalonin vetëm pasi Zogu i premtoi se kur të vinte në pushtet, do t’a njihte Marka Gjonin si kreun e Mirditës.

1932 – BBC fillon transmetimet ndërkomtare (Shërbimi Botëror i Lajmeve), si radio e Perandorisë britanike. Më 3 janar 1938, u hap shërbimi i parë në gjuhë të huaj, në arabisht. Programet në gjuhën gjermane filluan në mars 1938; deri në fund të vitit 1942 transmetimet u përhapën në të gjitha gjuhët kryesore evropiane. BBC i filloi transmetimet në gjuhën shqipe në vitin 1940; i ndërpreu ato më 1967, për t’i rifilluar më 1993. Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të pakësimit të fondeve, më 28 shkurt 2011, BBC në shqip transmetoi emisionin e saj të fundit në radio. Këmbana e madhe apo Big Ben e Londrës, që hap emisionet e BiBiSi-së, nuk do të binte më për shqiptarët.

1941 – Lufta e Dytë Botërore: Pas humbjeve të vazhdueshme në frontin rus, Adolf Hitler merr përsipër rolin e Komandantit të Përgjithshëm të ushtrisë gjermane.

1979 – George Konstantine Nikopolos , greko – amerikani njohur si “Doktor Nick”, mjeku personal i Elvis Preslit, akuzohet se në periudhën para vdekjes i kishte dhënë këngëtarit të madh mbidoza barnash të llojeve amphetamine, qetësues, pilula gjumi dhe hormone. Dr. Nik nuk i pranoi akuzat duke thënë se ishte përpjekur për t’a ndihmuar Elvisin që të shkëputej nga varësia e barnave drogë. Në këtë përfundimin arriti edhe juria, dhe dr. Nik u lirua nga akuzat për vrasje, por iu hoq përkohësisht e drejta e ushtrimit të profesionit të mjekut.

1983 – Kupa botërore e FIFA-s, Juless Rimet, vidhet në Brazil. Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për t’a mbajtur përgjithmonë kupën orgjinale prej ari, siç ishte përcaktuar nga kryetari i parë i FIFA-s, Jules Rimet, në vitin 1929. Kupa mbahej e ekspozuar në selinë e Konfederatës braziliane të Fotbollit në Rio de Janeiro në një kabinet me xham rezistent ndaj plumbit. Më 19 dhjetor 1983 ,pjesa e pasme prej druri e kabinetit u ça me një levë dhe kupa u vodh. Katër persona u dënuan në mungesë për krimin. Kupa nuk është gjetur , ndërsa besohet se është shkrirë, duke u kthyer në shufra ose pllaka ari.

1986 – Mikhail Gorbaçov, udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, liron nga internimi Andrei Sakharov dhe gruan e tij, Yelena Bonner. Sakharov (laureat i çmimit Nobel per paqe, 1975) ishte arrestua më 1980, pas protestave të tij publike kundër ndërhyrjes sovjetike në Afganistan në vitin 1979, dhe u dërgua në internim në Gorki (Nizhny Novgorod). Në dhjetor 1985, Parlamenti Evropian themeloi Çmimin Saharov për lirinë e mendimit, i cili jepet çdo vit për kontributin e shquar në fushën e të drejtave të njeriut. Me këtë çmim janë nderuar edhe Adem Demaçi më 1991; dhe Ibrahim Rugova më 1998.

1996 – Vdiq Marcello Vincenzo Domenico Mastroianni, aktor italian, i njohur për role në filma si La Dolce Vita, 8 ½, etj; nderuar me disa çmime ndërkomtare nga Akademia Britanike e filmit, Festivali i Filmit në Kanë, Globi i Artë, etj. Mastroianni njihet edhe për rolin e generalit Ariosto në filmin italian Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, realizuar në Romë në vitin1983, drejtuar nga Luciano Tovoli, me skenar bazuar në romanin me të njëjtin titull nga Ismail Kadare.

Mendim i dites
“Disa njerëz mendojnë se luksi është e kundërta e varfërisë. Nuk është. Luksi është e kundërta e vulgaritetit.”
Coco Chanel

Previous Post

E quajnë ‘të shëmtuar’ dhe kjo është përgjigjja e Taynë-s

Next Post

Ministrja Denaj: Dialogu konstruktiv është kyç për zgjidhjen e problematikave në marrëdhëniet ekonomike mes vendeve anëtare të CEFTA

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Ministrja Denaj: Dialogu konstruktiv është kyç për zgjidhjen e problematikave në marrëdhëniet ekonomike mes vendeve anëtare të CEFTA

Ministrja Denaj: Dialogu konstruktiv është kyç për zgjidhjen e problematikave në marrëdhëniet ekonomike mes vendeve anëtare të CEFTA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In