Greqia vazhdon të jetë e goditur nga tërmetet me madhësi të ndryshme ku ditën e sotme është raportuar një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter në Nisyros në Greqi.
Sipas mediave vendase, epiqendra e tërmetit ishte rreth 22 km në jug-perëndim të qytetit Nisyros dhe për momentin nuk raportohen të lënduar apo dëme të rënda.
Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinë, e ka raportuar si një tërmet të “fortë” këtë të sotmin, i cili është pasuar edhe nga dy lëkundje tjera me 4.7 dhe 4.1 të shkallës Rihter.
Efthymios Lekkas, president institutit shpjegoi se ky është një defekt nënujor që prej dy muajsh po shkakton shumë tërmete në zonën midis Nisyros dhe Tilos.
Ai gjithashtu siguroi se ajo që është e rëndësishme është që të dy organet vendore dhe qendrore të jenë të organizuara mirë në mënyrë që nëse diçka ndodh në një rast ekstrem ata të mund të ndërhyjnë në mënyrë efektive.




