Agjencia Europiane e Mjekësisë (EMA) ka dhënë rekomandimin që “Remdesivir” të autorizohet si ilaç kundër Covid-19 në Bashkimin Europian.
Përmes një deklarate EMA tha:
“Remdesivir është i pari ilaç i COVID-19 që rekomandohet për autorizim në BE.”
Komiteti i EMA bëri të ditur se fillimisht ilaçi do të testohet tek të rriturit dhe tek fëmijët mbi 12-vjeç që vuajnë nga pneumonia.
Gjithashtu “Remdesivir” është rekomanduar edhe nga presidenti Donald Trump për luftën ndaj koronavirus në SHBA.
Sipas një studimi, pacientët me COVID-19, të trajtuar me “Remdesivir” janë shëruar për 11 ditë në krahasim me pacientët e tjerë të trajtuar me një ilaç neutral, të cilëve u është dashur 15 ditë.
Të trajtuarit me këtë ilaç janë shëruar 31% më shpejt se pacientët e trajtuar me ilaçe neutrale.
Por çfarë është Remdesivir?
Ky ilaç pengon një enzimë që ndihmon kopjimin e viruseve RNA (Acidit ribnukleik) dhe ka qenë e suksesshme kundër coronavirusit në studime laboratorike.




