Trajneri shqiptar i boksit, Naser Haruni, në Maqedoninë e Veriut i ka dorëzuar çantën me 800 euro dhe dokumente ish-portierit të skuadrës së Vardarit në hendboll, shkruan “Panorama Sport”.
Naser Haruni gjeti një çantë me para dhe dokumente personale.
Ai kërkoi adresën e pronarit të çantës dhe më pas ia dorëzoi në shtëpi.
Sipas mediave, çanta i përkiste Gjokica Stojanovskit.
Ky i fundit e ka shpërblyer me 100 euro duke parë sjelljen e mirë të Harunit.




