Në Pavia, më saktë në spitalin pediatrik të San Matteos, një vajzë 15 muajshe i shtrua për disa ditë, pasi kishte gëlltitur boçe të vogla hashashi, të cilat ishin lënë në mënyrë të pakujdesshme në shtëpi nga prindërit e saj.
E vogla tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka lënë spitalin. Ajo është kthyer në shtëpi me babain dhe nënën e saj ndaj të cilëve prokuroria e Pavias ka nisur hetimet për rastin në fjalë.
Sipas prindërve të vajzës së vogël, kishin vendosur ta shtronin menjëherë në spital pasi kishin vënë re disa ditë më parë që ajo nuk po ndjehej mirë, flinte shpesh, shumë dhe nuk reagonte ndaj stimujve, u shprehën prindërit.
Nga analiza e urinës e cila zbuloi se kishte prani të kanabinoidëve, babai dhe nëna e të miturës bën me dije se ata kishin përdorur hashash dhe vajza me siguri e kishte gjetur dhe gëlltitur. Situata në fjalë po ndiqet nga gjykata në Milano dhe gjithashtu është në vëzhgim të psikologëve.