Monday, August 10, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Gara për kreun e SPAK/ Edhe dy ditë afat për aplikimet, por ende asnjë kandidaturë

admins by admins
December 8, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Kualifikohen 4 kandidatët e parë për vendet vakante në Gjykatën e Lartë
7
SHARES
1
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Kur kanë mbetur edhe dy ditë që prokurorët anëtarë të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, të garojnë për të qenë në krye të këtij institucioni, pranë KLP-së ende nuk është paraqitur asnjë kandidaturë. Në mbledhjen e datës 25 Nëntor Këshilli i Lartë i Prokurorisë i cili miratoi edhe listën me emrat e 8 prokurorëve anëtarë të SPAK, caktoi që data 10 Dhjetor të jetë afati i fundit që garuesit të dorëzojnë aplikimet e tyre pranë këtij institucioni.

Më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të miratojë metodologjinë për përcaktimin e kandidatit fitues, ku prokurorët garues do t’i nënshtrohen një seance publike dëgjimore ku do të paraqesin edhe platformën e tyre. Një nga prioritetet që ka drejtuesi i SPAK, me marrjen e detyrës, pritet që të zgjedhë edhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturë kjo e cila do të jetë e varur nga SPAK-u, në hetimin e dosjeve të bujshme, e kryesisht ato që kanë të bëjnë me vepra të rënda penale, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

Po ashtu, një tjetër prioritet që ka për detyrë SPAK, është edhe izolimi që do t’u bëhet të burgosurve me rrezikshmëri të lartë në kuadër të sistemit “41 Bis”. Ashtu siç e shikon edhe ligji, drejtuesi i SPAK duhet të hartojë edhe listën me emrat e personave të cilësuar me rrezikshmëri të lartë që do të izolohen në burgjet shqiptare. Mësohet se lista përmban të paktën 270 emra, të cilat janë persona jo vetëm të dënuar me vendim të formës së prerë, por edhe ata të hetuar për një sërë veprash të rënda penale.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion pritet të nisë nga puna më 19 Dhjetor, datë kjo kur anëtarët e kësaj strukture do të bëjnë edhe betimin e tyre pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Por, me ngritjen e SPAK-ut do të shkrihet Gjykata për Krime të Rënda, kompetencat e së cilës do t’u kalojnë gjykatave në rrethe, vepra penale si krimet në familje apo edhe gjobvëniet. /shqiptarja.com/

Previous Post

Këto lloj frutash mos i kombinonin me njëra-tjetrën, ju dëmtojnë shëndetin. Ja disa këshilla si t’i konsumoni

Next Post

Ministri grek: Pas normalizimit të situatës nga tërmeti do nisim negociatat mes Tiranës dhe Athinës

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Ministri grek: Pas normalizimit të situatës nga tërmeti do nisim negociatat mes Tiranës dhe Athinës

Ministri grek: Pas normalizimit të situatës nga tërmeti do nisim negociatat mes Tiranës dhe Athinës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In