Gjatë orëve të para të ditës së sotme makina e kryeplakut P.GJ. të fshatit Fushë-Derven, Fushë-Krujë, është përfshirë nga flakët.
Mjeti me targa AA 331 EH, tip Mercedes-Benz, është përpirë nga flakët, Kanë qenë komshinjtë ata që e kanë vënë re të parët djegien e makinës, e cila gjithashtu ishte benzinë-gaz.
Kryeplaku dhe familja e tij nuk ka qenë në shtëpi, teksa komshinjtë kanë thyer drynin e derës së oborrit në mënyrë që të shuajnë flakët.
Policia ka njoftuar se mund të jetë një defekt teknik, megjithatë nuk e përjashtojnë mundësinë e një zjarrëvënie të qëllimshme.
Sakaq, pronari i makinës, kryeplaku P.GJ. ka deklaruar se nuk ka probleme me askënd në zonë.




