Varka u fundos pak pas nisjes nga brigjet e Bodrumit në provincën e Muglas për në ishujt grekë.
Deri më tani polumbarët kanë arritur të rikuperojnë trupat e 12 të mbyturve, ndërsa ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet. Hapësira detare mes Turqisë dhe Greqisë është kthyer në një prej rrugëve më vdekjeprurëse në botë për emigrantët e paligjshëm, në përpjekje për të arritur në BE.
Deri më tani nuk është bërë e ditur kombësia dhe identiteti i plotë i viktimës. /tvklan.al