Në vitin 2020 shpenzimet globale në teknologji do të jenë 3,9 trilionë dollarë, për t’u shtuar në katër të tillë një vit më pas, njoftoi kompania e njohur e informacionit teknologjik, Gartner.
Gjithçka i detyrohet sektorit të softuerëve.
Zëri i shpenzimeve të teknologjisë që do të rritet më së shumti këtë vit, sipas ekspertëve, do të jetë programi kompjuterik për bizneset, që do të arrijë në 530 miliardë dollarë, ku pjesa më e madhe do të jetë për shërbimet softuerike, të shpërndara përmes klaud.
Sa për harduerët, nga PC në telefonat celuluarë, pritet një rritje e vogël prej 1%.
“Megjithëse paqartësitë politike shtynë ekonominë globale afër recesionit, kjo nuk ka ndodhur gjatë vitit 2019 dhe është skenari më i mundshëm që të mos ndodhë as këtë vit”, shpjegon John-David Lovelock, zëvendëspresident i Gartner.
“Rritja me afro 10 miliardë dollarë shpenzime për pajisje në Kinë dhe në rajonin e Azi- Paqësorit është më se e mjaftueshme për të përballuar rënien që pritet në Europën Perëndimore dhe Amerikën Latine”, shton Gartner./ a.jor.




