Sunday, June 4, 2023
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

FMN miraton fondin për Shqipërinë – 190.5 milionë dollarë si mbështetje emergjente për të përballuar pandeminë e Covid-19

admins by admins
April 11, 2020
in Aktualitet, Kronikë
0 0
A A
0
FMN miraton fondin për Shqipërinë – 190.5 milionë dollarë si mbështetje emergjente për të përballuar pandeminë e Covid-19
3
SHARES
18
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar se ka miratuar fondin prej rreth 190.5 milionë dollarë si mbështetje emergjente për Shqipërinë nën Instrumentin e Shpejtë të Financimit (RFI) për të përballuar nevojat urgjente të bilancit të pagesave që rrjedhin nga shpërthimi i pandemisë së Covid-19 dhe pas tërmetit të fortë që goditi vendin më parë.

“RFI-ja u ofron ndihmë të shpejtë financiare vendeve anëtare që përballen me një nevojë urgjente për mbulimin e bilancit të pagesave, pa pasur nevojë për një program ekonomik apo rishikime. Instrumenti mund të ofrojë mbështetje për një sërë nevojash urgjente, përfshirë ato që rrjedhin nga goditje në çmimet e mallrave të bursës, fatkeqësi natyrore, konflikte dhe situatat pas konfliktit. Ndihma financiare nën instrumentin e RFI-së ofrohet në formën e disbursimit të menjëhershëm,” shkruhet në njoftim.

Sipas njoftimit të FMN për shkak të dy goditjeve të njëpasnjëshme (tërmeti dhe pandemia Covid-19) aktiviteti ekonomik në Shqipëri mund të pësojë tkurrje domethënëse në vitin 2020, për tu ndjekur nga një rimëkëmbje në vitin 2021. Duke parë situatën që është në zhvillim të vazhdueshëm, këto parashikime janë subjekt i një pasigurie të lartë dhe rreziqe me kah nga ulja, ndaj për këtë në përfundim të diksutimeve të bordit, Z. Tao Zhang, zv/drejtori i përgjithshëm dhe kryetari në detyrë lëshoi deklaratën e mëposhtme:

“Tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia aktuale e Covid-19 kanë shkaktuar vështirësi të konsiderueshme dhe ndërprerje të aktivitetit ekonomik në Shqipëri. Këto dy goditje të njëpasnjëshme pritet që të krijojnë presione të mëdha fiskale dhe një nevojë urgjente për bilancin e pagesave përkundrejt shtrëngimit të kushteve financiare botërore.

“Përgjigja e autoriteteve ndaj goditjeve ka qenë në kohën dhe drejtimin e duhur. Në përgjigje të pandemisë Covid-19, autoritetet kanë ndërmarrë masa shtrënguese për kontrollin dhe ngadalësimin e përhapjes dhe kanë shpallur një paketë fiskale prej 1.4 perqind të PBB-së për të siguruar kujdesin e duhur shëndetësor dhe mbështetje për familjet dhe bizneset e prekura. Vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për të ulur normën kyçe të interesit është gjithashtu i mirëpritur.

“Për të kufizuar ndikimin e Covid-19 është e nevojshme të rritet në mënyrë të konsiderueshme defiçi fiskal në 2020. Eshtë e rëndësisë kritike që të sigurohen shpenzime të mjaftueshme për kujdesin shëndetësor dhe mbështetje për qytetarët dhe firmat që janë dëmtuar nga pandemia Covid-19. Autoritetet shqiptare mbeten të angazhuara për të siguruar stabilitetin makroekonomik. Kur këto goditje të jenë tejkaluar, do të jetë e rëndësishme që borxhi të kthehet në një trajektore të qartë rënëse.

“Fondi është i gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë të luftojë pandeminë dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike”.

SCAN

Previous Post

Ahmetaj letër ministrave të Ekonomisë të BE-së: Veshjet e mjekëve dhe të ushtrisë prodhojini tek ne

Next Post

E prisnim të gjithë! Gjendet vaksina kundë Covid-19, do të aplikohet në muajin…

admins

admins

Related Posts

S’ka të ndalur RËNIA e NAFTËS, “Bordi” vendos çmimet e reja të karburanteve! Për herë të parë…
Aktualitet

S’ka të ndalur RËNIA e NAFTËS, “Bordi” vendos çmimet e reja të karburanteve! Për herë të parë…

May 4, 2023
Celibashi zbulon ndryshimin e madh për zgjedhjet e “14 majit”: Rezultati del për 30 minuta, fituesi në…
Aktualitet

Celibashi zbulon ndryshimin e madh për zgjedhjet e “14 majit”: Rezultati del për 30 minuta, fituesi në…

May 4, 2023
Rrëzohet nga froni “Benz”-i, kjo është makina e preferuar e shqiptarëve për…
Aktualitet

Rrëzohet nga froni “Benz”-i, kjo është makina e preferuar e shqiptarëve për…

April 28, 2023
Next Post
Koronavirus, gati vaksina nga Izraeli

E prisnim të gjithë! Gjendet vaksina kundë Covid-19, do të aplikohet në muajin...

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In