Monday, July 13, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Filmat e pakohë dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Dhimitër Anagnostit

admins by admins
January 24, 2021
in Artistet
A A
0
Filmat e pakohë dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Dhimitër Anagnostit
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Dekorata “Gjergj Kastriot Skënderbeu” – një titull prestigjioz që u jepet njerëzve me kontribute të rëndësishme në Shqipëri – iu dha së fundmi mjeshtrit Dhimitër Anagnosti.

Dekorata, e dhënë në 85-vjetorin e regjisorit, u dha me motivacionin: “Në vlerësim të personalitetit gjenial, i cili dominoi në mënyrë të pamohueshme me veprat e tij të jashtëzakonshme historinë e kinematografisë shqiptare, duke e lartësuar dhe përfaqësuar atë me dinjitet brenda dhe jashtë vendit. Me mirënjohje ndaj mjeshtrit të artit filmik, i cili u dhuroi artdashësve shqiptarë dhe të huaj shpirtin e vet autentik, duke krijuar një sërë kryeveprash filmike, që do të shkëlqejnë në çdo epokë.”

  • Filmat e pakohë dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Dhimitër

Gjatë ceremonisë, aktorja e mirënjohur dhe bashkëshortja e regjisorit, Roza Anagnosti, lexoi fjalët e kineastit:

“Diku dikur kam shkruar, në pleqëri njeriut i dobësohet shikimi sepse nis të shoh brenda vetes se sa jashtë saj. I them këto rreshta që të bisedoj me fëmijët e mi, më fëmijët e tyre me breza më tej e më tej, për të kuptuar çfarë i jep jetës nxitje, energji e kuptim. Si të jetohet ajo më mirë në kuptimin material, intelektual, moral dhe emocional. Duhet të bëjmë kujdes në ndërtimin e jetës, ta ngremë kokën hera herës nga problemet e përditshme dhe të shikojmë yllin polar për të mos humbur drejtimin e rrugëtimit”

  • Filmat e pakohë dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Dhimitër

“Falenderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar vite të tëra dhe bashkë kemi lëvizur në vendin tonë dhe bëmë ato vepra të filmit. Vepra e kineastëve jeton në çdo brez,” tha ai.

Dhimitër Anagnosti është një nga regjisorët më të rëndësishëm të shekullit XX, filmat e të cilit frymëzuan breza të tërë kineastët, por edhe shikues të thjeshtë, duke u konsideruar si njeriu i mendimit të lirë.

Karriera e tij, e një djaloshi nga fshati Vuno, nisi në fillim të viteve ’50 kur ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator dhe më pas filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” e më pas me filmin “Toka jonë”. Në këtë të fundit, nisi historia e dashurisë me Roza Anagnostin.

“Aty shkëmbyem shikime. Ne kishim një autobus të sajuar, sepse nuk kishte atëherë. Unë isha ulur në rreshtin e dytë dhe ai më rrinte karshi. Dhimitri mbante gjithmonë syze të zeza dhe mua më dukej sikur shikimi i tij ishte drejt meje dhe ktheja kokën. Unë isha vetëm 19 vjeç në atë kohë. Ai më shikonte përmes kameras dhe më bënte me shenjë, kur nuk isha duke luajtur mirë. Pas këtij filmi ne u fejuam,” u shpreh Roza në një intervistë për “Rudina” në vitin 2018.

  • Filmat e pakohë dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Dhimitër

“Komisari i dritës” dhe “Dueli i heshtur” ishin filmat e tij të parë si regjisor dhe shërbyen si pikënisja e e dhjetërave filmave të tjerë artistikë, filma-dokumentarë, fitues të çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Filma të tjerë si “Plagë të vjetra”, “Malet me blerim mbuluar”, “Monumenti”,“Lulëkuqet mbi mure”, “Në shtëpinë tonë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, ndonëse të vendosur në një kontekst historik, vazhdojnë të shihen edhe sot.

  • Filmat e pakohë dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Dhimitër

Si njeri i mendimit të lirë, jo më kot lëvizjet e fillimviteve ’90 e gjetën në krah të pluralizmit në Shqipëri, ku në prill 1992 u vendos ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post të cilin e mbajti për 4 vite dhe më pas dha dorëheqjen. Megjithatë, ndonëse jo në mënyrë të drejpërdrejtë, filmat e tij kishin një tjetër këndvështrim për shumë çështje, këndvështrim që binte ndesh me pikëpamjet e Shqipërisë në diktaturë.

Kujtojmë “Përrallë nga e kaluara”, që me gjasë është një nga filmat e parë feministë. Bazuar në komedinë “14 vjeç dhëndër” të Çajupit, “Përrallë nga e kaluara”, me skenar dhe regji të Anagnostit,  sjellë si një satirë e errët, shfaq Marigonë që gjen lirinë pavarësisht mentalitetit të mbyllur.

  • Filmat e pakohë dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Dhimitër

As shekulli XXI nuk e gjeti larg kinemasë Anagnostin. Në vitin 2001 shkroi dhe vuri në skenën e Teatrin Kombëtar dramën “Nata e trokitjeve në xham”, ndërsa në vitin 2006 korri sukses me filmin “Gjoleka, djali i Abazit” me regji dhe skenar të tij, një film bazuar te realiteti i vështirë i një vendi të vogël dhe të pazhvilluar.

  • Filmat e pakohë dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Dhimitër

Në një intevistë të hershme në “E Diell” me Adi Krastën, me një përulje të admirueshme, Anagnosti u shpreh se nuk preferon ta cilësojnë si regjisori më i madh shqiptar sepse “ka të tjerë të rëndësishëm”, megjithatë filmat, dokumentarët, skenarët e bëjnë padyshim një nga kineastët më të mirë të shekullit XX, kontributi i të cilit frymëzon dhe është shkollë për të gjithë kineastët bashkëkohorë.

Previous Post

Çfarë ndryshoi? PD strehon shtabin në pronat e personit që deri dje hidhte akuza të rënda

Next Post

FOTO/ Andi dhe Tea njihen para ‘përputhen’, Shqipja nxjerr prova të tjera

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
FOTO/ Andi dhe Tea njihen para ‘përputhen’, Shqipja nxjerr prova të tjera

FOTO/ Andi dhe Tea njihen para ‘përputhen’, Shqipja nxjerr prova të tjera

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In