Sunday, January 29, 2023
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

FAKSIMILE: Këshilltari ligjor i Metës u arrestua për shpërdorim detyre në 2012-n, sot ligjëron për Kushtetutën

admins by admins
February 21, 2020
in Aktualitet, Kronikë
0 0
A A
0
FAKSIMILE: Këshilltari ligjor i Metës u arrestua për shpërdorim detyre në 2012-n, sot ligjëron për Kushtetutën
1
SHARES
44
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp

Ndërsa presidenti i Republikës, është përpjekur të ngrejë ditët e fundit skenarin articial të një grushti shteti me letra, duke sulmuar për të disatën herë reformën në gjyqësor dhe organet e reja të drejtësisë, në krah i ka dalë edhe këshilltari i tij ligjor, Bledar Dervishaj.

Ky i fundit, u shfaq publikisht në një konferencë për shtyp, e më pas në studiot televizive duke argumentuar sipas logjikës së vet, se si ishin shkelur ligjet dhe kushtetuta e vendit me procesin e zgjedhjes së anëtarëve të gjykatës kushtetuese. Njeriu që doli të bëjë avokatinë e lojës së radhës së Ilir Metës, në dukje i interesuar për ligjin dhe kushtetutën, në fakt rezulton të ketë patur probleme të rënda dhe serioze me drejtësinë shqiptare.

Më poshtë ju sjellim provat që dëshmojnë se Bledar Dervishaj, sot këshilltar i presidentit Meta, është arrestuar në vitin 2012, nën akuzë nga Prokuroria për veprën penale “shpërdorim detyre në bashkëpunim”. Dokumentat e siguruara provojnë gjithashtu se Dervishaj, pasi qëndroi në arrest me burg, përdori një raport mjekësor, sipas të cilit vuante nga rrahjet e shpeshta të zemrës dhe hemorroidet, për të përtuar “arrest shtëpie”. Gazeta TemA ka siguruar këtë vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i datës 11.01.2012, ku caktohet masa e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Bledar Dervishaj, ish Drejtor i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë. Dervishaj dhe zyrtarë të tjerë të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimi të Pronave, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare kanë regjistruar në mënyrë të paligjshme një pronë shtetërore, në favor të shtetasve Fejzilete Spahiu e Minerva Jenisheri në bregdetin e Spillesë.

Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, në datë 13.09. 2011 ka regjistruar procedimin penal, nr. 3728 për veprën penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe shpërdorimit të detyrës. Procedimi ndaj Dervishajt ishte regjistruar mbi bazën e informacionit të ardhur nga policia e shtetit. Shtetasi Bledar Dervishaj, thuhet në dokumentin e Gjykatës, me detyrë ish drejtor Z.R.K.K.P i qarkut Tiranë, ka qënë në dijeni të faktit se po privatizohet një sipërfaqe ranishte me pronar shtetin dhe se kjo pasuri ndodhet larg territorit në të cilin ndodhet pasuria e pretenduar nga familja Jenisheri, e si rrejdhojë regjistrimi hipotekor i kësaj prone është paraqitur “ranishtja” e kthyer në “pyll”. Më poshtë sjellim edhe procesverbalin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shoqërimin në dhomat e paraburgimit të Bledar Dervishajt, nga ana e drejtorisë së policisë së qarkut Tiranë.

Më tej, kundër vendimit për caktimin e masës “arrest me burg” është bërë ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila në 27 Janar 2012 ka vendosur miratimin e vendimit të gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, pra duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg. Më tutje, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit është bërë rekurs nga Dervishaj në Gjykatën e Lartë, e cila me vendimin nr.197 datë 01.03.2013 ka vendosur mos pranimin e rekursit të ushtruar nga personi nën hetim Bledar Dervishaj kundër gjykatës së apelit, duke lënë kështu në fuqi masën arrest me burg. Në këtë situatë, avokati i Dervishajt, Saimir Kola, mendoi një zgjidhje të re.

Ai do të kërkonte më pas në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, zëvendësimin e masës së sigurimit për klientin e tij, duke përdorur si provë një akt ekspertimi mjeko ligjor sipas të cilit, Dervishaj vuante nga sëmundja e frekuencës së shtuar të rrahjeve të zemrës, dy plagë ulceroze si dhe trajtohej për hemoroidet interne të ndërlikuara. Sipas avokatit, Dervishaj nuk mund të përballonte në këtë gjendje shëndetësore, masën e arrestit me burg.
Gjyakata pasi shqyrtoi çështjen vendosi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”. Vendimi u shpall në 23.03.2012. Këto prova i japin përgjigje në fakt pyetjes se pse presidenti Ilir Meta është duke i fryrë zjarrit kundër rendit demokratik dhe institucional, kundër organeve të drejtësisë. Ai i trembet jo vetëm fatit të tij personal, në ditën e llogaridhënies para organeve të drejtësisë si SPAK-u, por edhe të njerëzve pranë tij me të shkuar kriminale si Dervishaj, që siç provojnë hetimet e Prokurorisë, ka patur probleme të renda me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës. Burimi: GazetaTema.net

Tags: Bledar DervishajdetyreIlir MetaKeshilltari
Previous Post

KE propozon një strategji të re digjitale për Europën – Vendos rregulla për gjigandët e teknologjisë

Next Post

Greqi, ndërtohet hoteli i parë “inteligjent”

admins

admins

Related Posts

Premtimi për “Pakon e Madhe”, Rama: Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin, mbështetje për vështirësitë në familje
Aktualitet

Premtimi për “Pakon e Madhe”, Rama: Punonjësit e Policisë së Shtetit e morën bonusin, mbështetje për vështirësitë në familje

January 14, 2023
Gazetari: Alda Klosi denoncoi vjedhjen e bizhuterive, jo të parave
Aktualitet

Gazetari: Alda Klosi denoncoi vjedhjen e bizhuterive, jo të parave

January 10, 2023
A do të kthehen ushtarët ukrainas dhe rusë në shtëpi për Krishtlindje?
Aktualitet

A do të kthehen ushtarët ukrainas dhe rusë në shtëpi për Krishtlindje?

December 25, 2022
Next Post
Greqi, ndërtohet hoteli i parë “inteligjent”

Greqi, ndërtohet hoteli i parë “inteligjent”

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In