Konservatorët në pushtet të kryeministrit Boris Johnson që mbështesin daljen nga BE kanë marrë një fitore të thellë në zgjedhjet e parakohshme në Britaninë e Madhe, shkruan BBC.
Në Exit Poll të organizuar nga televizionet më të mëdha në vend, BBC, ITV dhe Sky News, konservatorët kanë marrë 368 vende në parlament, 50 vende më shumë se në zgjedhjet e 2017-ës.
Ndërsa Laburistët e Jeremy Corbin janë ndalur në vetëm 191 vende.
13 vende i kanë marrë liberaldemokratët, SNP 55, ndërsa partia “Brexit” e Nigel Farage nuk ka marrë asnjë vend në parlament.
Sipas këtyre rezultateve konservatorët kanë marrë 50 vende në parlament më shumë se në zgjedhjet e 2017-ës.
Rezultatet zyrtare pritet të dalin para mesnatës për tu mbyllur mesditën e së premtes.




