Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka adresuar një mesazh të fortë Greqisë.
“Turqia është një vend mesdhetar. Ne nuk jemi mysafirë, por pronarë,” tha ai.
Deklarata u bë në një konferencë në Stamboll.
“Ne jemi pro paqes dhe bashkëpunimit, por kundër asaj që është bërë. Problemi në Mesdhe mund të zgjidhet me bashkëpunimin e të gjitha vendeve. Nuk do të ketë paqe në Mesdheun Lindor, në çdo përpjekje që lë anash Turqinë dhe Turqit Qipriotë,” shtoi ai.
Presidenti turk u shpreh se ka interesa ekonomike prapa provokimeve në Mesdheun Lindor. “Disa e kanë kthyer Mesdheun në një varrezë refugjatësh“, shtoi ai
Në një koment lidhur me përshkallëzimin ushtarak në orët e fundit në rajonin e Nagorno-Karabakh midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, presidenti turk theksoi se Armenia duhet të tërhiqet menjëherë nga territoret e Azerbajxhanit.