Monday, April 13, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Elvis Naçi: Kemi mbledhur mbi 6 mln euro, sot morëm dritën jeshile për ndërtimin e shtëpive

admins by admins
December 9, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Elvis Naçi: Kemi mbledhur mbi 6 mln euro, sot morëm dritën jeshile për ndërtimin e shtëpive
0
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Elvis Naçi në Mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit tha se aktualisht fondacioni i tij “Firdeus” ka mbledhur mbi 6 milionë euro dhe pritet që shuma të shkojë në 10 milionë euro.

Ai u shpreh se të ardhurat do të shkojnë për banorët e Thumanës dhe se mori dritën jeshile për ndërtimin e banesave private.

“Kemi mbi 6 milionë euro dhe synojmë të shkojmë drejt 10 milionë euro. Na pyetën banorët në Thumanë se përse nuk kemi filluar punë. Ne i thamë që do fillojmë sapo institucionet përkatëse do na japin dritën jeshile që të mos krijojmë kakofoni për të lëvizur në drejtime të ndryshime.

Sot morën dritën jeshile për banesat private. Të ardhurat do shkojnë për banorët e Thumanës, por do shikojmë edhe familjet jashtë Thumanës“, tha Elvis Naçi.

Më tej, Naçi tha se shumë firma ndërtimi nuk kanë mundësi të japin para cash por mund të japin kontributin e tyre për rindërtimin e pallateve.

Naçi garantoi transparencën e të gjithë fondeve për të dëmtuarit nga tërmeti, fonde të cilat do të shkojnë të gjitha specifikisht për të dëmtuarit nga tërmeti.

“Pasi të bëhet projekti i madh do kemi dëshirë të ndërhyjmë edhe në blloqet e pallateve që do të ndërtohen. Për arsye se kemi komunikim me shumë firma ndërtimi jo vetëm në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe me shqiptarë të Maqedonisë, të cilët nuk kanë para cash por kanë mundësi që si firma ndërtimi të japin kontributin e tyre, kështu që nuk kemi pse ti përjashtojmë, mendoj që edhe ato të jenë kur të bëhen ndërtimet e mëdha, qoftë në Tiranë apo qytete të tjera, ne përsëri mund të japim ndihmesën tonë sepse e kemi thënë që duam të japim ndihmesën tonë shqiptarëve që u sprovuan aq shumë nga tërmeti.

Përveç monitorimit, kuptohet komiteti do të bëj punën e vet, ne si fondacione besoj, ne do ti rishikojmë edhe një herë, jo për ndonjë gjë por për një lloj amaneti, sepse siç e tha kryeministri, ne kemi çik qejf që edhe çuni i xhajes ta bëj një shtëpi të dytë, edhe djali i tezes ta ketë një hyrje tjetër. Do mundohemi maksimalisht që një amanet, që është i përgjithshëm, por sidomos për ne që kemi mbledhur donacione specifikisht për tërmetin, t’u shkojë atyre që u takon“, tha imami Naçi.

Previous Post

Inxhinierja Bozo këshillon në mbledhje: “Mos ndërtoni pa projekte, të përmirësohet ligji dhe të ndëshkohen abuzuesit”

Next Post

Rama publikon foton me vogëlushët te Sheshi Skënderbej: Mes dritave të shpresës…

admins

admins

Related Posts

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!
Aktualitet

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!

January 17, 2026
Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje
Aktualitet

Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje

January 13, 2026
Next Post
Rama publikon foton me vogëlushët te Sheshi Skënderbej: Mes dritave të shpresës…

Rama publikon foton me vogëlushët te Sheshi Skënderbej: Mes dritave të shpresës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In