Saturday, July 11, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Edi Luarasi (1940)

admins by admins
May 7, 2021
in Artistet
A A
0
Edi Luarasi (1940)
0
SHARES
10
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Edi Luarasi (1940). Aktore. Lindi ne Tirane, me 7 maj, nga prinder intelektuale: e ema mesuese, i ati, Ndoc Mirdita, oficer i larte i ushtrise. Qysh femije ra ne sy per talentin e saj si kengetare dhe ne moshen 14-vjeare u aktivizua nga Estrada e Shtetit si kengetare (1954-1957) se bashku me te motren, duke u bere te njohura si dueti “Motrat Mirdita”. Regjisori i njohur Mihal Luarasi shqoi talentin e saj per aktrim dhe e aktivizoi ne role te vogla si dhe dy komedi te plota.

Ne vitin 1958, ajo u martua me te dhe nje vit me vone hyri ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”, ne kursin e pare te saj (1959-1963). Fill pas mbarimit te studimeve u emerua ne Teatrin Popullor, ku luajti edhe rolet e para: Vera te drama Shtepia ne Bulevard e Fadil Pacramit dhe Beatricja te komedia Shume zhurme per asgje e Shekspirit.

Qysh me keto dy role duket se mori udhe edhe profili i saj aktorial, i cili ravijezohet njeherazi ne dy kahe: ate dramatik-psikologjik dhe ate komik e gazmor.

Aktore me temperament te forte, ze kumbues, e gjalle dhe plot energji, ajo nje vit me vone luajti rolin e Lenes ne dramen Doktor Aleksi te Ibrahim Urucit*, duke luajtur perkrah Kadri Roshit. Kordelia te tragjedia Mbreti Lir e Shekspirit (1965) ishte nga figurat ku E. Luarasi deshmoi begati emocionale, natyrshmeri dhe vertetetesi, me synimin per te dhene ndershmerine, boten e paster, te brishte e poetike te bijes me dashurine dhe perkushtimin e painters ndaj te atit.

Fale vullnetit per te provuar, ajo realizoi individualisht ne vitin 1967 rolin e Cuces ne dramen Cuca e maleve e Loni Papes*, ku theksoi vullnetin, shpirtin luftarak dhe kembenguljen e heroines per te mberritur qellimin e saj me perhapjen e arsimit dhe diturise nder grate malesore.

Nga rolet mbreselenese te E. Luarasit ishte ai i Leas ne dramen Njollat e murrme te Minush Jeros, regjisor M. Luarasi, vene ne teatrin e Korces, fituese e Festivalit IV te Teatrove, drame e cila u kritikua ashper nga vete diktatori Enver Hoxha per “nxirrje te realitetit”.

Me kete rol ajo mori “Medaljen e Arte” si aktorja me e mire. Ne veshtrimin e saj E. Luarasi rivleresoi aspektin njerezor te figures, perpelitjen per te perballuar raportet e veshtira, delikate e kontradiktore ne familje (me te shoqin, te birin), sikurse trysine e ardhur nga aktori social-politik ne formen e nje opinioni konservator agresiv, qe nderhynte, shqetesonte dhe disekuilibronte marredheniet personale, deri edhe intime, ne trajten e nje vetedijeje dhunuese.

Lea erdhi pikerisht ne keto kunderthenie e dyzime shpirterore, cka rriti ndjeshem fuqine ndikuese tek audienca, sikunder edhe thelloi per mbare semantiken e saj me dometheniet e ofruara pertej tekstit.

Ne rrafshe epike dhe sublime, luajti rolin e nenes ne dramen Te pamposhturit e Minush Jeros (1971). Duke ruajtur nje drejtpeshim te mire ideomocional ne kahet kontradiktore te personazhit, ajo operoi me aplikimin e toneve te thuketa dramatike e tragjike, nen nje tension psikologjik te skajshem dhe e vendosur ne situaten ekzistenciale te dilemes: te shpetoje te birin dhe te komprometoje aksionin e pritshem te luftes guerile, apo e kunderta?

Ne vitin 1971 kthehet ne Tirane dhe luan serishmi rolin e Beatrices ne komedine Shume zhurme per asgje (regjisor Mario Ashiku) ne Teatrin e te Rinjve.

Rikthimin ne Teatrin Popullor, qe ngjau nje vit me vone, e promovoi me dy role, fatkeqesisht te ndaluara nga censura: nena italiane te drama Armiqte e Shpetim Gines (i cili pati nje fund tragjik) dhe Keroli ne dramen Orfeu zbret ne ferr e Tenesi Uilliamsit.

Prezantoi Festivalin e 11 te Kenges ne Radiotelevizion, ne 1973, dhe me 1974 e larguan nga Teatri Popullor, si bashkeshortja e M. Luarasit, tashme te denuar me burg, pa e braktisur ate ne ditet e veshtira, perkundrazi duke punuar per 17 vjet rrjesht si rrobaqepese, derisa doli ne pension.

Pas rrezimit te diktatures, me 1991 regjisori Gezim Kame e therret ne Teatrin Popullor qe te luaje rolin kryesor, Kler Cahansian, ne dramen Vizita e dames plake e Frederik Durrenmatit.

Ky ishte nje rikthim mallengjyes dhe nje triumf i aktores. Instikti i saj i pacenuar dhe i dlire beri qe ky rol te shenoje dhe piken me te larte interpretative te gjithe karrieres, cka u vu re ne qasjen e mprehte dhe inteligjente kundruall personazhit dhe filozofise qe ajo perfaqesonte.

Sa racionale, e pameshirshme, hakmarrese dhe “e thate”, po aq aktorja nuk i kurseu as flukset emocionale, ne forme reminishencash te befta, qe vinin nga rinia e hershme dhe dashuria e poshteruar dikur.

Ne vitin 1993-2003 vendoset ne Hungari prane te shoqit, per t’u rikthyer me disa role te tjera, ku spikati ai i nenes ne dramen Korbi i bardhe e M. Luarasit. E. Luarasi ka luajtur edhe tri role ne kinematografi, ku bie ne sy roli i Aferdites ne filmin Ngadhenjim mbi vdekjen. Mban titullin “Artiste e merituar” (1992).

Tags: EdiLuarasi
Previous Post

Gentian Basha: Si e fitova rolin tek “Kur xhirohej një film”. Ju rrëfej prapaskenat

Next Post

Hëna e re e majit do të ndikoj më së paku në këto tri shenja të zodiakut

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
Hëna e re e majit do të ndikoj më së paku në këto tri shenja të zodiakut

Hëna e re e majit do të ndikoj më së paku në këto tri shenja të zodiakut

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In