Saturday, August 8, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Dyshohet për një rast me linë e majmunëve në Kosovë

1 by 1
June 4, 2022
in Aktualitet, Shendeti
A A
0
Dyshohet për një rast me linë e majmunëve në Kosovë
0
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Një pacient në Kosovë është regjistruar si rast i dyshimtë se mund të jetë infektuar me linë e majmunëve. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se më 3 qershor nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në linë e majmunëve, transmeton REL.

Pacienti është një burrë i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit.

Sipas ministrisë, pacientit i është marrë një mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet në laboratorin referent të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Holandë për testim.

“Presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas MSH-së, pacienti është në gjendje stabile dhe në izolim.

Lia e majmunëve është zbuluar për herë të parë në majmunë, në vitin 1958, në Afrikë. Rasti i parë në njeri është regjistruar në vitin 1970 në Republikën Demokratike të Kongos. Deri më tash, lia e majmunëve ka qenë e përqendruar vetëm në një numër të vogël të vendeve afrikane. Rastet e eksportuara tjetërkund kanë qenë të rralla ose joekzistente.

Por, javëve të fundit, ato janë shfaqur shpejt në disa shtete të Evropës, SHBA-së, Australisë e të tjera. Numri i tyre ka arritur tashmë në disa qindra.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), simptoma klasike e lisë së majmunëve është skuqja e lëkurës, që shpesh fillon në fytyrë dhe pastaj përhapet në gjymtyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Skuqja ndryshon dhe kalon nëpër faza të ndryshme, derisa shndërrohet në puçrra, të cilat pastaj egërsohen dhe bien.

Simptomat tjera përfshijnë edhe ethe, kokëdhimbje, ënjtje dhe dhimbje muskujsh. Sëmundja, sipas OBSH-së, përhapet nga kontakti i afërt me një person ose kafshë të infektuar. Ajo i ka dy variante: i Kongos, i cili është më i rëndë – me vdekshmëri deri në 10 për qind – dhe varianti i Afrikës Perëndimore, i cili ka një shkallë të vdekshmërisë në rreth 1 për qind të rasteve. Rastet aktuale – jashtë kontinentit afrikan – janë raportuar si variant i Afrikës Perëndimore.

Previous Post

Kandidati për President i premton Ramës: Do jem në lartësinë e detyrës

Next Post

Putin njoftoi zhbllokimin e porteve, bien çmimet e grurit

1

1

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Putin njoftoi zhbllokimin e porteve, bien çmimet e grurit

Putin njoftoi zhbllokimin e porteve, bien çmimet e grurit

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In