Italia nisi kontrollin e pasagjerëve nëpërmjet dhomave termike në aeroportet e saj, pas zbulimit të rastit të infektimit të rëndë me koronavirus te një çift kinez.
Kontrollet me detektorë termikë, deri më tani të rezervuara për pasagjerët që vijnë nga zonat e prekura nga virusi vdekjeprurës, do të aplikohen për të gjitha fluturimet, përfshirë edhe ato nga Europa. Kështu u njoftua nga zyra Mbrojtjes Civile.
Në aeroportin më të madh të Romës “Fiumicino”, do të përdoren gjithashtu kamera me imazhe termike për fluturimet e brendshme.




