Friday, August 14, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

DW: Eurodeputetët pro propozimeve për reformimin e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe MV

admins by admins
February 11, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
DW: Eurodeputetët pro propozimeve për reformimin e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe MV
0
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Deputetët e Parlamentit Europian i kanë mbështetur të mërkurën propozimet e reja të Komisionit Europian për reformën e procesit të zgjerimit të BE me vende të tjera. Kjo reformë u bë e nevojshme pas këmbënguljes së Francës, se para zgjerimit me vende të tjera e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të kryhet njëherë reforma e procesit nga vetë BE. Propozimet e reja duket se mirëpriten tani nga eurodeputetët.

Eurodeputetja hungareze, Kinga Gal nga grupi i parlamentar i partive popullore (EVP) u shpreh të hënën (10.02) në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, se këto propozime janë një urë për të zgjidhur problemin e negociatave të ngecura me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Kurse i ngarkuari i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se procesi i negociatave duhet të bëhet më i besueshëm. Eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchuk nga grupi parlamentar liberal Renew në plenumin e Strasburgut theksoi, se metodologjia e re tani duhet të sjellë dinamikë në procesin e negociatave dhe jo ta bëjë procesin më të komplikuar.

Merkel-Orban: Samiti i BE-së në mars sinjali i hapjes së negociatave

Procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE ishte temë bisedimi edhe në vizitën e kryeministrit hungarez, Viktor Orban me kancelaren Merkel të hënën në Berlin. Merkel dhe Orban përforcuan qëndrimin, se samiti i BE-së në mars duhet të japë sinjalin e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Orban nga ana e tij kërkoi që të përfundojnë bisedimet e anëtarësimit me Serbinë. “Bisedimet me Serbinë duhet të përshpejtohen dhe të përmbyllen” tha Viktor Orban para takimit me kancelaren Merkel. “Vetëm kështu mund të arrihet stabilizimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u bllokua në vjeshtën e vitit të kaluar për shkak të vetos franceze. Presidenti francez, Macron kërkoi reformimin e procesit. Tani propozimi i ri i Komisionit parashikon që 35 kapitujt e anëtarësimit të ndahen në gjashtë grupime tematike. Negociatat do duhet të fillohen tek të gjashtë tematikat. Me këtë Komisioni Europian shpreson që të ketë sukses çelja e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në samitin e BE në Maj në Zagreb. /DW/

Previous Post

Skema Kombëtare 2020/ Rilind turizmin rural.

Next Post

Sondazhi i delegacionit të BE-së: 89% e shqiptarëve mbështesin reformën në drejtësi

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Sondazhi i delegacionit të BE-së: 89% e shqiptarëve mbështesin reformën në drejtësi

Sondazhi i delegacionit të BE-së: 89% e shqiptarëve mbështesin reformën në drejtësi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In