Friday, April 17, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Durrsakët që drejtuan universitetet kryesore evropiane

admins by admins
December 17, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Durrsakët që drejtuan universitetet kryesore evropiane
5
SHARES
1
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Në një shkrim të Profesor Jahja Drançollit flitet për disa durrsakë të cilët kanë drejtuar universitete kryesore evropiane.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë.

Është fjala për Gjon Durrësakun, rektor i parë i Universitetit të Zarës (1396), i cili ndërlidhet me faktin se universiteti në fjalë kroat kishte trashëguar një pjesë të kuadit të Univeristetit të Durrësit, i cili që tërhequr në Zara për shkak të trazirave në rritje nga inkursionet osmane në Arbëri, çështje kjo që është trajtuar më se një herë në studime të mia.

Po në këtë post universitar, një shekull më vonë, respektivisht në vitin 1497 do ta ndeshim Leonik Nikollë Tomeun (1456 -1531), babai i të cilit kishte lindur në Durrës të Arbërisë (“Nicolaus Tomaeus Epirota patre Venetiis genitus, aetatem a primis unguiculis omnem egit Patavii…”). Është shpërngulur nga Atdheu në kohën e sulmeve osmane dhe është vendosur në Venedik (shek. XV).

Vitet e fëmijërisë së bashku më vëllezërit e tij i kaloi në lagunat venedikase dhe në Padova. Së pari kishte studjuar greqishtën në Padova, pastaj në Firence e Milano.Dy letra të shkruara me gjuhë greke dëshmojnë se Tomeu bashkë më vëllaun Bartolomeun (“orator e poeta”), vepruan në Roma e Firence gjatë viteve 1485-1488. Tomeu, i kishte studimet në Universitetin Padovës (1485), ku edhe u laurua për “in artibus” (“filozofi e mjekësi”).

Shumë studiues mendojnë me të drejtë se origjina e familjës së Tomeut është nga zona bregdetare e Arbërisë, respektivisht nga Durrësi ose Shkodra. M. E. Cosenza, mbiemrin e Tomeut e shpjegon sipas malit të njohur Tomor (Tomarus), që është përmendur në Epir (Epirus). Leonik, ndërkaq është anagrama jo e plotë e emrit Nicolò-Nikollë. Në Venedik, siç duket Tomeu kishte edhe familjën.

Fushëveprimi i Tomeut ka pasur gjerësinë e dijetarit të madh të periudhës së Humanizmit dhe Rilindjës. Me plotë të drejtë mund të thuhet se ka qenë burrë erudit. Këtë e provojnë njohurit e tia të shkëlqyeshme në fushat e ndryshme, në lëmënjët shkencor të filozofisë, historisë, mjekësisë, fizikës, astronomisë, matematikës e letërsisë. Veprat kryesore të tij janë: De varia historia libri tres (“Histori të ndryshme në tre libra”, 1531); Dialogi (“Dialogjet”, 1524), etj.

Pas veprave origjinale dhe shumë përkthimeve, Tomeu shkroi edhe poezi sipas formës petrarkeske, kushtuar personaliteteve të shquara dhe ambientit ku jetonte. Ndryshe nga veprat e tij të njohura, si dhe korrespondencat me burrat e mëdhenjë të kohës, të cilat i shkroi në gjuhën latine e greke, vargjet i shkroi në gjuhën italiane e latine. Opusi poetik i tij qe lavdëruar nga Pietro Bembo (1470-1547), G. Tiraboschi, etj.

Edhe pse zotëronte pasuri të madhe në Padova, prapëseprapë Tomeu qe i lidhur ngushtësisht me studime. Senati Venedikas e kishte emëruar për Rektor, si dhe të ligjeronte në Universitetin e Padovës tekste greke të Aristotelit, filozofi e mjekësi (1497), të cilin e braktisi për të ligjeruar letërsinë greke e latine në Katedrën e Rialtos në Venedik (1504). Edhe pas emrimit të tij këtu për ligjerues, Tomeun e ndeshim edhe në jetën publike dhe universitare të Padovës, ku dhe i mbylli sytë (1531).

Nga disa faqe të një dorëshkrimi të Tomeut, i cili konsiderohet për dorëshkrim autobiografik, dëshmohet emri i Benediktit (Benedetto), njëri ndër vëllezërit e tij, autor i një traktati që trajton çëshjen e shpirtërave të rebeluar dhe të burimit të mëkatit e të “Fjalës Hyjnore”. Përveç tij është i njohur edhe një vëlla tjetër i quajtur Bartolomeo, i njohur me një poemë të publikuar në gjuhën latine (1558).

Burimi: Archivio di Stato di Venezia (1497).

Previous Post

Kënga shqipe për fëmijë e cila ka 208 milion klikime

Next Post

Barazia gjinore në botë pritet të arrihet vetëm pas 100 vjetësh

admins

admins

Related Posts

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!
Aktualitet

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!

January 17, 2026
Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje
Aktualitet

Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje

January 13, 2026
Next Post
Barazia gjinore në botë pritet të arrihet vetëm pas 100 vjetësh

Barazia gjinore në botë pritet të arrihet vetëm pas 100 vjetësh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In