Alexander Fridman është djali i personit të 11-të më të pasur të Rusisë, por askush nuk e njeh.
Ai jeton me qira në një apartament me dy dhoma në periferi të Moskës. I riu paguan 500 dollarë në muaj qiranë dhe përdor metronë për të shkuar në punë çdo ditë. Mikhail Fridman, babai i 19-vjeçarit, ka një pasuri prej 13.7 miliardë dollarësh.
Djaloshi është shprehur se ha, jeton, vishet dhe ton gjithçka vetë. Fridmani u kthye në Moskë vitin e kaluar, pasi mbaroi shkollën e mesme në Londër. Pesë muaj më parë, ai krijoi “SF Development’.
Edhe pse nuk ka përtuar nanciarisht nga babai i tij ai ka përdorur lidhjet dhe njohjet e tij.
“SF Development” shpërndan produkte në dyqanet me pakicë të babait të tij, përveç klientëve të tjerë. Fridmani nuk e sheh atë në atë mënyrë, duke thënë se menaxherët nuk do të vendosin mallra në rafte vetëm, sepse ai është djali i pronarit




