Sunday, August 9, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Ditëlindja e Kadaresë, vdekja e kardinalit Mikel Koliqi: Çfarë ka ndodhur me 28 janar?

admins by admins
January 28, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Ditëlindja e Kadaresë, vdekja e kardinalit Mikel Koliqi: Çfarë ka ndodhur me 28 janar?
3
SHARES
5
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

1888 – Në Dubrovnik, lindi Henrik Bariç – studioi në Graz dhe Vjenë, Austri (si shumë albanologë), dha mësime në universitete të ndryshme si Zagreb, Beograd, Sarajevë, para, gjatë, dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Fusha e tij e studimeve ishte historia e gjuhëve indoevropiane. Shumë energji, Bariç (v. 1957), i kushtoi gjuhës shqipe dhe vendit të saj në familjen indoevropiane. Kur shumica e dijetarëve favorizonin prejardhjen ilirishte të shqipes, Bariç e shihte gjuhën shqipe si të ardhur nga trakishtja, në nivel indoevropian, si më të afërt me frigjishten, armenishten dhe rumanishten.

1921 – Në Paris, aleatët caktuan shumën që Gjermania duhej të paguante si dëmshpërblim për Luftën e Parë Botërore; 10 miliardë stërlina paguar me këste për një periudhë prej 42 vjetësh. Një vit më vonë, në janar 1922, kjo shumë u pakësua me dy të tretat.

Ismail Kadare

1936 – Në Gjirokastër lindi Ismail Kadare. Fillimisht tërhoqi vëmendjen si poet, por ishin librat në prozë që e bënë të famshëm. “Gjenerali i ushtrisë se vdekur” (1963), është romani i tij më i njohur, por edhe libri i tij i parë që arriti audiencën ndërkombëtare. Ndër romanet e tjera të Kadaresë që kanë të bëjnë me historinë e Shqipërisë është “Kështjella” (1970), me ngjarje në shekullin e 15-të gjatë rezistencës së armatosur të popullit shqiptar kundër osmanëve. E njëjta temë e rezistencës, por në një kontekst politik, rishfaqet tek “Dimri i Madh” (1977), me ngjarjet që pasuan prishjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961. “Ura me tri harqe” (1978) vendoset në Shqipërinë mesjetare. Veprat e mëvonshme të Kadaresë përfshijnë “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1981); “Dosja H.” (1990) dhe “Piramida” (1995). Libri “Tri këngë zie për Kosovën” (1999) përbëhet nga tre tregime për një betejë të shekullit të 14-të mes udhëheqësve të Ballkanit dhe Perandorisë Osmane (në Fushë Kosovë). “Lulet e ftohta të marsit” (2000), tregon historinë e një piktori në Shqipërinë pas-komuniste; “Pasardhësi” (2003) shqyrton fatin e një prej pasardhësve imagjinarë të Enver Hoxhës. “Darka e gabuar” (2008) ndjek jetën e dy mjekëve në një seri ngjarjesh të lidhura me hyrjen e trupave naziste në Gjirokastër në vitin 1943. “Romani Kronikë në gur” (1976), është një libër ku Kadare flet më shumë për fëmijërinë e tij, si dhe për qytetin e vet, Gjirokastër. Tek “Eskili, ky humbës i madh” (1988), autori shqyrton afërsitë mes kulturave shqiptare dhe greke nga antikiteti në kohët moderne. Ndërsa në librin “Nga një dhjetor në tjetrin” (1991) Kadare shpreh pikëpamjet e tij mbi politikën shqiptare 1944 – 1990. Prej vitesh kandidat për çmimin Nobel në letërsi, Kadare, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, banon në Paris, me Tiranën si destinacion kryesor.

1986 –Anija Challenger për vajtje ardhje në hapësirë niset për një mision nga kepi Kanaveral i Floridës; 73 sekonda më pas, anija shpërthen duke vrarë ekuipazhin që përfshinte edhe mësuesen Christa McAuliffe.

1997 – Mikel Koliqi, Kardinali i Shqipërisë, 22 vjet në burgje e 22 të tjera në internim, vdiq në Shkodër. Ai ishte 94 vjeç. Kardinal Koliqi (vëllai i Ernest Koliqit) rifitoi lirinë e tij në vitin 1986, pas 44 vjetësh në burgjet politike dhe fshatrat gulag. Në nëntor 1994, Papa Gjon Pali II, e bëri atë anëtar të Kolegjit Kardinalëve, duke e cilësuar “pastor të guximshëm dhe prift heroik që kishte duruar aq shumë vuajtje.” Kur Papa vizitoi Shqipërinë me 1993, kërkoi të takohej me At Mikel Koliqin dhe e përqafoi, gjest simbolik i mirënjohjes së Kishës për “një njeri që ruajti jo vetëm besimin e tij, por si bari i mirë u kujdes edhe për tufën në një vend ku feja ndalohej me kushtetutë”, shkruante gazeta Nju Jork Times,  ditën kur vdiq Mikel Koliqi

Previous Post

Horoskopi 28 Janar 2020

Next Post

Sherr mes vajzave shqiptare, grushte e shqelma ndaj 17-vjeçares në pikë të ditës

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Sherr mes vajzave shqiptare, grushte e shqelma ndaj 17-vjeçares në pikë të ditës

Sherr mes vajzave shqiptare, grushte e shqelma ndaj 17-vjeçares në pikë të ditës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In