Thursday, September 17, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

DETAJET/ Thelbi i sherrit greko-turko-shqiptar për marrëveshjet detare

admins by admins
August 31, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
DETAJET/ Thelbi i sherrit greko-turko-shqiptar për marrëveshjet detare
1
SHARES
5
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Regjimi detar në Detin Egje është vendosur nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1936, duke detyruar Greqinë, që gjerësinë e detit territorial të shpallur në vitin 1930 prej 10 milje detare, ta modifikojë në 6 milje detare. Por, pavarësisht kësaj, Greqia ruajti gjerësinë e hapësirës ajrore 10 milje detare. Në bazë të UNCLOS 1982 neni 2, kufijtë e hapësirës ajrore përcaktohen nga kufijtë e hapësirës detare. Në këto rrethana, gjerësia prej 4 milje detare e hapësirës ajrore greke, jashtë detit territorial, për Greqinë është hapësirë kombëtare, ndërsa për Turqinë dhe fuqitë detare është hapësirë ajrore ndërkombëtare. SHBA-të nuk e njohin pretendimin e tepruar territorial ajrore të Greqisë. SHBA-të dhe fuqitë e tjera detare i njohin si Turqisë, edhe Greqisë gjerësinë e detit territorial prej 6 milje detare. SHBA-të kanë protestuar ndaj pretendimit prej 4 milje detare të hapësirës ajrore të Greqisë në vitin 1983, 1984 dhe 1985, dhe kanë zhvilluar operacione deklarimi në vitin 1983 dhe 1984 (fluturime ajrore). Po ashtu, Turqia nuk e ka njohur pretendimin territorial ajror të Greqisë prej 10 milje detare dhe prej vitesh kjo ka shkaktuar incidente midis forcave ajrore të të dyja vendeve.

Greqia ka ratifikuar UNCLOS 1982 me Ligjin 2321 në vitin 1995. Gjatë depozitimit të instrumentit në OKB, Greqia ka deklaruar se në përputhje me UNCLOS 1982 “gëzon të drejtën të zgjerojë gjerësinë detit territorial deri 12 milje detare, në çdo kohë që ajo do vendosë ta bëjë këtë”. Kjo deklaratë është një tentativë e Greqisë për destabilizimin e regjimit detar në Detin Egje, regjim i cili është stabilizuar nga viti 1936 dhe garanton lundrimin e lirë në këtë det jo sipas regjimit të kalimit paqësor. Çdo zgjerim i gjerësisë së detit territorial të Greqisë, për Turqinë do të konsiderohej një situatë e papranueshme dhe një veprim i tillë do të shkaktonte “casus belli”. Sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, “më 8 qershor 1995, Asambleja Kombëtare e Turqisë miratoi një rezolutë, e cila autorizonte Qeverinë e Turqisë të ndërmerrte të gjitha hapat e nevojshme, duke përfshirë edhe ato ushtarake”, në rast se Greqia do të zgjeronte gjerësinë e detit territorial në 12 milje detare.

Me regjimin juridik aktual në Detin Egje, deti territorial i Greqisë përbën 43.5% të tij, ndërsa deti territorial i Turqisë 7,5% dhe deti ndërkombëtar 49%. Nëse detet territoriale të të dyja vendeve do të shtriheshin në 12 milje detare, Greqia do të zgjerohej në 71,5%, Turqia 8,7% dhe deti ndërkombëtar do të tkurrej në 19,2%. Zgjerimi i gjerësisë së detit territorial të Greqisë dhe Turqisë në Detin Egje deri në 12 milje detare nuk është në interes të fuqive të mëdha detare, pasi kjo do të ndikonte ndjeshëm në kufizimin e lirisë së lundrimit në detin ndërkombëtar në këtë rajon dhe në raportet midis dy shteteve.

Marrë nga shkrimi me autor Artur Meçollari, me titull

“Më 15 prill 2010 u shpall vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Marrëveshjen e Detit”

Previous Post

Kombëtarja bën nesër grumbullimin për dy ndeshjet zyrtare, Zvicra kufizon 2 fubollistët

Next Post

Iu përgjigjën thirrjes “Pusho Shqip”/ Mbi 800 mijë kosovarë erdhën në Shqipëri për pushime vetëm në gusht

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Shqipëria dhe Kosova destinacion turistik të përbashkët/Klosi: Duam t’u mirëpresim në një natyrë të paprekur

Iu përgjigjën thirrjes “Pusho Shqip”/ Mbi 800 mijë kosovarë erdhën në Shqipëri për pushime vetëm në gusht

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In