Nga psikologe klinike:Antonela Rama
Kur shkruan për dashurinë , fjalët marrin një kuptim tjetër, kuptimin e gjithë elementëve që sfidon edhe përtej asaj që që nuk ka fund.
Por si perspektivë e lumturisë risjell çdo ditë përjetimet më të realizueshme për t’u ndjerë më mirë .
Sepse kjo është gjithë bashkësia e grimcave më të vogla , edhe nëse nuk janë të dallueshme, vendose qëllimin në plan të parë .
Jeta është e bukur kur udhëhiqesh nga motivimi, të besuarit në gjërat e bukura edhe përtej endërrimit në bazë të dëshirës.
Këto ndjenja nuk duhet të jenë të “gdhendura “ vetëm në disa fjalë por të mbivendosen edhe në skutat më të errëta të vështirësisë .
Ne kemi nevojë për fjalët e mira, për veprimat me plot kuptim, për njerëz të mirë që nuk duhet të ndryshojnë sepse ndryshimi merr rrjedh tjetër dhe gjithçka kthehet monotoni.
Rendimenti i një jete të balancuar është në dorën tuaj sepse JU jeni përgjegjës për “lulëzimin “ e cilësisë në kujtimet më kuptimplotë.
Dashuroni qëllimet, motivimin, arritjet duke ndjekur sygjerime prej vetes tuaj.
Në fund të çdo dite, bëjini vetes një pyetje të vetme:
“Çfarë kam bërë diçka ndryshe sot” ?!
Çfarëdo që të këtë ndodhur në të shkuarën apo në të ardhmen tuaj,ju keni mundësinë të kontrrolloni mënyrën se si veproni në të tashmen.
Çdo gjë që ia vlen të bësh do t’a ketë një çmim,ky është thelbi i ndërmarrjes së rreziqeve. Jini krenar për veten, edhe pse sapo keni filluar. Do të habiteni se sa pak njerëz kanë qëllime të përcaktuara qartë! Kjo , do të sigurojë motivim: ju jeni një nga ata pak njerëz që përpiqeni të arrrini diçka të vështirë .
Buzëqeshni sepse JU ja dolët!
E kuptuat që nuk ishte e vështirë ?!
Të lumtë , tashmë gjithçka të përket ty!




