Deputeti socialist, Damian Gjiknuri ka rezultuar pozitiv me COVID. Lajmin e ka dhënë ai vetë, ku njofton se ka simptoma të lehta.
” Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve. Ju uroj të gjithëve shëndet”, njofton Gjiknuri.




