Tuesday, June 16, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Çfarë po bëjnë kompanitë teknologjike për COVID-19

admins by admins
March 15, 2020
in Teknologji
A A
24
Çfarë po bëjnë kompanitë teknologjike për COVID-19
3
SHARES
8
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Përgjatë javës së fundit diçka është bërë e qartë për të gjithë botën: COVID-19 ka për tu bërë pjesë e përjetshme e jetës tonë për një periudhë të gjatë dhe kjo ka për të ndikuar edhe fushën e teknologjisë. Fillimisht në impaktin që është lënë në vendet Aziatike, ku pandemia ka qenë prezente prej disa kohësh tashmë dhe pastaj me efektin domino që ka ndikuar në të gjitha konferencat.

Në fillim ishte MWC, pastaj F8 Facebook, E3, WWDC etj. Shumë evente të tjera në mbarë botën, edhe jashtë fushës së teknologjisë janë shtyrë, duke i bërë njerëzit realisht të ndjejnë një farë pasigurie ndaj këtij fenomeni të parrahur më parë.

Teknologjia ka qenë e ndërgjegjshme për impaktin e COVID-19 prej kohësh tashmë, sepse të jesh një kompani teknologjike, praktikisht të bën të jesh një kompani globale. Tani që virusi është prapa derës sonë dhe identifikohet si një problem konkret dhe jo thjesht si diçka që po ndodh në pjesën lindore të botës, ka ardhur koha që të pranojmë realitetin.

Nëse do të ketë diçka të mirë që do të dalë nga e gjithë kjo situatë, është ideja e njerëzve që ndihmojnë njëri-tjetrin. Ç’është e vërteta shumë prej nesh do të na duhet të varemi nga korporata dhe ekzekutivë për të ndihmuar mbushjen e mangësirave që po dhe do të krijohen.

Disa prej këtyre figurave kanë filluar të ndërmarrin veprime për të ndihmuar me gjendjen e situatës. Bashkë themeluesi i Alibaba, Jack Ma, publikoi një deklaratë sot ku tha se planifikonte të dhuronte 500,000 kuti testimesh dhe 1 milionë maska për fytyrën. Donacioni është i ngjashëm me disa të bërë në Japoni dhe Europë.

Dje, CEO i Zoom, Eric Yuan, njoftoi se platforma e tij do të ishte e disponueshme falas për shkollat K-12 në Japoni, Itali dhe SHBA. Lëvizja erdhi pasi ky shërbim filloi të shikonte një rritje masive të shkarkimeve, pasi shumë biznese dhe shkolla, po përpiqeshin të adaptoheshin në të punuarit dhe të mësuarit nga shtëpia.

Më herët gjatë kësaj jave, Bill Gates, i cili së fundi u largua nga pozicioni i tij në bordin e Microsoft, njoftoi se Bill & Melinda Gates Foundation do të bashkëpunonte me Wellcome dhe Mastercard për të ndihmuar me trajtimet për virusin me një shumë prej $125 milionë. Dje, Facebook tha se do të dhuronte $20 milionë dhe Apple bëri një dhurim të ngjashëm me $15 milionë.

Ka shumë gjasa që do të vazhdojmë të shohim lëvizje të tilla edhe në javët dhe muajt e ardhshëm. Nuk vihet në dyshim se gjeste të tilla do të ndihmojnë shumë në rikuperimin prej një nga momenteve më sureale që kanë ndodhur së fundmi.

Tags: kompakoronavirusinteknologjike
Previous Post

Rama: Numri i të infektuarve do rritet, 1 mijë euro shpërblim për mjekët

Next Post

Masat e marra nga qeveria Shqiptare për koronavirusin. Arben Manaj: Do dëshiroja të isha në Tiranë

admins

admins

Related Posts

Bie Facebook dhe Instagram, probleme në të gjithë globin, preken mijëra përdorues
Teknologji

Bie Facebook dhe Instagram, probleme në të gjithë globin, preken mijëra përdorues

March 5, 2024
Dhuna që buron në Tik Tok! Dëmi më i madh po i krijohet adoleshentëve dhe të miturve: Ka ardhur koha të mbyllet
Aktualitet

Dhuna që buron në Tik Tok! Dëmi më i madh po i krijohet adoleshentëve dhe të miturve: Ka ardhur koha të mbyllet

February 14, 2024
Gazetarja tregon anën e errët të Tik Tok-ut: Po bëjnë namin duke fituar para nga fjalori i pisët
Teknologji

Gazetarja tregon anën e errët të Tik Tok-ut: Po bëjnë namin duke fituar para nga fjalori i pisët

February 14, 2024
Next Post
51 të infektuar me koronavirus në Britaninë e Madhe

Masat e marra nga qeveria Shqiptare për koronavirusin. Arben Manaj: Do dëshiroja të isha në Tiranë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In