Ardian Çapja të cilit iu bë atentat me armë zjarri në 8 qershor, ka dalë nga gjendja kritike.
55-vjeçari ditën e sotme ka dalë nga reanimacioni, pas trajtimit intensiv për shkak të plagës së marrë në shpatull dhe në afërsi të zemrës.
Sapo doli nga reanimacioni, gjëja e parë që ju ka kërkuar mjekëve ishte që ti mbyllnin kartelën dhe ta dërgonin në shtëpi.
“Do ndiqem privatisht për shëndetit tim”, ka thënë Çapja.
Ardian Çapja iu nënshtrua për dy orë një operacioni kirurgjikal delikat, pasi plumbi i kaloi pranë zemrës, çka bëri që të pësojë hemorragji të madhe.
55-vjeçarit iu bë atentat për herë të tretë, ndërkohë që në fjalët e para të tij, ka thënë se është rrëzuar duke punuar në shtëpi dhe i është ngulur një hekur.




