Tuesday, June 16, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Budapesti, Kalendari Gregorian dhe Revolucioni rus: Çfarë ka ndodhur më 24 shkurt?

admins by admins
February 24, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Budapesti, Kalendari Gregorian dhe Revolucioni rus: Çfarë ka ndodhur më 24 shkurt?
3
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

19 pes – Në Jeruzalem, mbreti Herod përkushton tempullin e restauruar, por ofendon hebrenjtë duke vendosur një shqiponjë perandorake romake mbi hyrjen kryesore.

1208 – Shën Françesku i Asizit vendos t’ia përkushtojë jetën të varfërve. Ati i tij, Pietro, tepër i indinjuar, u përpoq për t’ia ndryshuar mendjen, së pari me kërcënime dhe pastaj me rrahje. Për këtë, Françesku e hedh babanë në gjyq; përmes procedurave ligjore para ipeshkvit të Asizit, ai mohon prindin dhe heq dorë nga pasuria (i ati i Françeskut ishte tregtar i pasur).

1387 – Mbreti Charles III i Napolit dhe i Hungarisë vritet në Buda. “Buda” dhe “Pest” bëjnë “Budapest” – qytet i bashkuar prej vitit 1873. Për here të parë emri i kombinuar ” Buda-Pest” dëshmohet në vitin 1831 në librin “Vilag” (“Bota”/”Drita”), nga Istvan Szechenyi. Origjina e fjalëve “Buda” dhe “Pest” nuk është e qartë; “Buda” vjen nga emri i themeluesit të saj, Bleda, vëllai i Atilas. Një shpjegim tjetër; “Buda” nga sllavishtja “voda” (ujë), përkthim nga latinishtja “Aquincum”, vendbanim kryesor romak në rajon. Edhe mbi origjinën e emrit “Pest” ka disa teori; Ptolemeu përmend “Pession” “shpellë” por edhe vend për të “pjekur” “furrë” (gëlqereje) nga gjermanishtja e vjetër.

1409 – Vdiq Dimitër Jonima, nga familja Jonima që zotëronte territore të gjera midis lumenjve Drin dhe Mat. Së bashku me fisnikët e tjerë shqiptarë ai përmendet si pjesëmarrës në Betejën e Fushë Kosovës më 1389. Pas 4 vjetësh, Jonima pësoi një tjetër humbje kur forcat osmane morën Shkodrën. Në vitin 1402, bashkë me fisnikë të tjerë shqiptarë vasalë osmanë, si Gjon Kastrioti (i ati Skënderbeut), Koja Zaharia e Tanush Dukagjini, Dimitër Jonima luftoi përkrah forcave të sulltan Bajazitit në betejën e Ankarasë ose Angoras kundër forcave Turko-Mongole të Timurit. Sulltan Bajaziti humbi. Timuri vdes pas dy vjetësh, dhe perandoria osmane e rimerr veten. Princ Jonima behet vasal i Venedikut. Pas vdekjes, zotërimet e Jonimas u bënë pjesë e Principatës së Kastriotit. Anëtarë të tjerë të familjes Jonima janë përmendur më vonë në rajonin e Shkodrës, por ata kurrë nuk arritën famën e Dimitrit. Edhe shumë kohë pas vdekjes së tij, në vitin 1431, pas disfatës së Gjon Kastriotit nga forcat osmane, tokat e marra prej Gjon Kastriotit dhe që dikur i përkisnin familjes Jonima, u regjistruan nga osmanët si “vilajeti i Dhimitër Jonimas”. Emri i fshatit Gjonëm afër Laçit thuhet se e ka prejardhjen nga famija Jonima (Gonoma, Guonimi, Ghionoma, Gjonëmi).

1510 – Papa Julius II çkishëron republikën e Venedikut. Papa Julius II njihet për angazhimin e Mikelanxhelos për të pikturuar tavanin e Kapellës Sistine dhe për themelimin e Gardës zvicerane për mbrojtjen e tij personale. Papa Julius ishte i vendosur për të rimarrë kontrollin mbi të gjithë territoret nga shtete rivale të tilla si Republika e Venedikut. Duke shpallur synimin e tij për ta zvogëluar Venecian në statusin e një fshati peshkimi, Papa Julius krijoi aleancë me Louis XIII të Francës, me perandorin romak Maximilian, dhe mbretin Ferdinand II të Aragonës, dhe deklaroi me dekret çkishërim e Republikës e Venedikut.

1582 – Papa Gregori XIII njoftoi shpalljen e një kalendari të ri, i cili përdoret sot. Kalendari u quajt Gregorian, dhe zëvendësoi Kalendarin Julian i shpallur nga Jul Cezari në vitin 45 pes.

1786 – Lindi Wilhelm Grimm, autor gjerman, më i riu i vëllezërve Grimm, të njohur për përmbledhjen e përrallave të tyre. Thonë se gjatë gjithë jetës, dy vëllezërit Wilhelm dhe Jakob Grimm ishin thuajse të pandashëm; shtëpi të përbashkët, dhomë të përbashkët, tryezë pune të përbashkët, bibliotekë të përbashkët; edhe librat me autorësi të përbashkët.

1852 – Shkrimtari rus Nikolai Gogol, i ndikuar nga prifti fanatik Konstandivoski, djeg dorëshkrimin e vëllimit të dytë të romanit Shpirtra të Vdekur. Gogol vdiq 10 ditë më pas.

1917 – Britania publikon “Letrën e Zimermanit”, një mesazh i shifruar dërguar nga Gjermania për ambasadorin e saj në Meksikë ku flitej për një aleancë të mundshme Gjermani-Meksikë nëse SHBA-ja hynte në luftën e parë botërore. Si shpërblim Meksika do të merrte Teksasin, Nju Meksikën dhe Arizonën. Publikimi i mesazhit e ktheu opinionin publik amerikan kundër Gjermanisë.

1917 – Shpërthen Revolucioni rus. Ngjarjet që pasuan do të preknin të paktën gjysmën e botës dhe do të vinin gjysmën tjetër në pozita mbrojtëse.

1924 – Parlamenti grek e shpall vendin Republikë.

2008 – Fidel Kastro del në pension pas gati 50 vjetësh si Presidenti i Kubës. Vendin e zë Raul Kastro, vëllai i Fidelit.

Previous Post

Horoskopi 24 Shkurt 2020

Next Post

Hamburg, triumfojnë SPD-ja dhe Të Gjelbrit

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
Hamburg, triumfojnë SPD-ja dhe Të Gjelbrit

Hamburg, triumfojnë SPD-ja dhe Të Gjelbrit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In