Shembja totale e hotelit ne Durres
Një hotel është shembur totalisht në zonën e Palzhit në Durrës, siç shihet dhe në foton e mësiperm.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes janë shprehur se nga shembja e hotelit “Mianmar” në zonën e Palzhit në Durrës kanë mbetur nën rrënoja katër persona. Policia dhe ekipet e emergjencës janë në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen nga rrënojat të personave që mund të kenë mbetur nën të.
Ajo që bie në sy nga foto është se ndërtesa (Hoteli) është shembur krejtësisht duke dëshmuar një strukturë tepër të dobët që ka çeduar totalisht.
PAMJE DRAMATIKE NGA SHEMBJA E HOTELIT NË DURRËS:









