Sot në Pogradec u inicua faza e parë e konceptimit të vizionit dhe listës prioritare të investimeve në kuadër të programit “Integrated Regional Development” financuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet KFW në vlerën 60 milionë Euro. Programi përfshin rajonet Korçë-Vlorë në bashkitë Pogradec, Pustec, Himarë. Agjensia zbatuese e programit do të jetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Komponentet përfshijnë:
-Përmirësimi i atraktivitetit turistik.
-Ndërhyrje që ndikojnë në zhvillimin ekonomik.
-Ngritje kapacitetesh.
-Ndërhyrje në infrastrukturën publike etj.
Investimet në bashkinë Pogradec fillojnë nga fshati Lin, përgjatë liqenit, bregu i liqenit në qytet deri në Tushemisht, investime të cilat do të sjellin një transformim total të zonave që do të preken.
Në këtë kuadër përfaqësuesja e FSHZH Znj. Fabiola Meçaj dhe arkitekti Z. Peter Wilson, Drejtori i DRKK Korçë Z. Gjergji Koki u takuan me kryetarin e bashkisë Z. Ilir Xhakolli, ata u njohën me nevojat prioritare për investime. Takimet më pas vijuan me grupet e interesit, intelektualë, biznese, ojf, peshkatarët me praninë edhe të ministrit Z. Eduard Shalsi duke dhënë propozimet e tyre. Pogradeci falë këtij programi do të përfitojë disa investime njëkohsisht. Pas fazës së dëgjesave do t’iu informojmë edhe për projektet që do përzgjidhen të zbatohen.
PogradeciqëDuam
LungoLago
Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund









