Sunday, April 12, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Basha i pandehur për falsifikim/ Braçe: Vendimi i 2 prokurorëve i turpshëm, nxitim për ta mbyllur para ngritjes së SPAK

admins by admins
November 8, 2019
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Basha i pandehur për falsifikim/ Braçe: Vendimi i 2 prokurorëve i turpshëm, nxitim për ta mbyllur para ngritjes së SPAK
12.1k
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Basha i pandehur për falsifikim/ Braçe: Vendimi i 2 prokurorëve i turpshëm, nxitim për ta mbyllur para ngritjes së SPAK Zëvendëskryeministri Erjon Braçe tha sot, në reagimin e tij për marrjen të pandehur të Lulzim Bashës për falsifikim në çështjen e lobimit në SHBA, se shkresa që mban firmën e dy prokurorëve Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha është e turpshme. Shkresa së cilës i referohet ai, liron nga akuza kryesore liderin e PD-së në dosjen që pritet t’i shkojë Gjykatës. Zv.kryeministri Brace shprehet se ata vetë kanë pastruar me këtë akt plot 625 mijë dollarë.

“Po 625 mijë dollarë nga dolën??!! Koli, Kloli, Tani, Toni, Tela, Lela, me lejen tuaj, a mund të flasë për këto paratë? Duken shumë para. Duhet folur, apo jo? Atëherë, vendimi i sotëm i dy prokurorëve është qesharak, i turpshëm dhe i neveritshëm! Prokurorët nuk kanë hetuar, nuk kanë bërë as aq sa kanë bërë gazetarët në Shqipëri, SHBA e Skoci! Dy prokurorët janë përdorur mu ashtu sic thotë PD në traktin e saj, për të pastruar imazhin e Lylzim Bashës dhe partisë së tij nga një krim që ia bën mu,” shprehet Braçe.

Ai shton më tej se gjitha kjo është bërë për t’i shpëtuar SPAK-ut, nga ai që Braçe e quan përmbaruesi i punëve të pista të qeverisë së mëparshme, ku bënte pjesë edhe Lulzim Basha.

“E kanë bërë tani me nxitim, para ngritjes së Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit, lëndë e së cilës kjo çështje është, për ta mbyllur, varrosur, sic i varrosën “Kalimashin”, “Levan-Tepelenën” e “Levan-Vlorën”, vrasjet e 21 Janarit dhe shitjen e detit, të gjitha krime të parashikuara në ligj, por të pandëshkuara kurrë prej prokurorëve e gjykatësve të tij. Përmbaruesi i punëve të ndyra të Lylzim Bashës, një ish zyrtar i korruptuar i qeverive ku ai ishte pjesë, ia doli sërish,” shprehet zëvendëskryeministri.

Më tej ai thotë se prokurorët pranojnë se Lylzim Basha ka falsifikuar formularin e shpenzimeve në KQZ, por nuk kanë hetuar shpenzimet e PD deklaruar nga kompania nën kontratë me PD në SHBA dhe as dëshminë e Nik Muzin.

“Pyetja ishte dhe është, nga dolën 625 mijë dollarë që Nik Muzin ka deklaruar të paguara nga PD ne SHBA? Prokurorët as kanë marrë deklaratat, as kanë numëruar paratë, as kanë hetuar për burimin e tyre. Thonë që ka falsifikuar formularin, por nuk thonë për sa para bëhet fjalë. Nuk thonë as cili është burimi i parave. Ato para janë paguar, janë deklaruar të paguara në SHBA! Prokurorët me vendimin e tyre thjesht i kanë “pastruar” sot, sic Lylzim Basha ka kërkuar. Turp e faqja e zezë! Nuk i hidhni dot hi syve kujt. Çështja është shumë e thjeshtë, e bërë fije-fije si krim publikisht, kudo,” shprehet Braçe. /a.sh./

Burimi/Agjensia Telegrafike Shqiptare

Previous Post

BB: Rritet përqindja e firmave me gra sipërmarrëse, nga 13,1% në 2013, në 20,7% në 2019

Next Post

FOTOGALERI/ Amerikanët interes për kulturën dhe traditën shqiptare

admins

admins

Related Posts

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!
Aktualitet

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!

January 17, 2026
Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje
Aktualitet

Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje

January 13, 2026
Next Post
FOTOGALERI/ Amerikanët interes për kulturën dhe traditën shqiptare

FOTOGALERI/ Amerikanët interes për kulturën dhe traditën shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In