Policia spanjolle ka kryer një supër operacion anti-drogë në disa qytete të mëdha të vendit duke arrestuar 19 persona, duke kapur një ton hashash.
Mes të arrestuarëve është edhe Sergio Koke, një ish-futbollist profesionist i “La Ligas” dhe disa kampionateve të njohura në Europë siç është ai francez apo grek. Mediat iberike raportojnë se Koke është arrestuar me akuzën e të qënit pjesë e këtij grupi që merrej me kultivimin dhe shpërndarjen e lëndes narkotike.
Ai ka luajtur për disa sezoni me Malagën deri sa kaloi në kampionatin grek për tu rikthyer në “La Liga” në vitin 2011 në Rayo Vallecano.




