Ditën e djeshme ka ndërruar jetë në minierën e Martaneshit 56-vjeçari me inicialet B.XH.
Fajtor për këtë vdekje nga hetimet e kryera ka dalë brigadieri i kësaj miniere, shtetasi I.K., i cili sipas njoftimit të policisë nuk ka marrë masat e duhura në katet mes galerive.
Arrestimi i 40-vjeçarit është bërë sot në flagrancë dhe akuzohet për “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë.
Njoftimi:
Bulqizë
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.K ., 40 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke mos kryer siç duhet detyrën e tij si brigadier e duke mos marrë masa në katet mes galerive ku kryheshin punimet në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B.Xh. , 56 vjeç, banues në Bulqizë ( vagonist).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë.