Ferial Alibali. (1933-2011). Aktore. Lindi ne Lushnje, me 10 janar. Kreu liceun artistik “Jordan Misja” ne Tirane, per aktore me 1952, me pedagog L.Filipi, K.Roshi, Z.Andri. Pas mbarimit te studimeve filloi pune ne teatrin “A.Z.Cajupi” te Korces, kurse nje vit me pas (1953) ne teatrin “A.Moisiu” te Durresit, ku luajti rolin e protagonistes ne dramen Vajza nga fshati te Fatmir Gjates, e cila u prit mire nga spektatori.
Roli tjeter qe pati sukses ishte ai ne opereten Era e lire, e Dunajevskit, ku ajo shperfaqi pervec cilesive te sprovuara si aktore, edhe cilesi si kercimtare edhe kengetare.Me 1955, u emerua aktore ne Teatrin Popullor ku vazhdoi deri me 1976, kohe kur e larguan nga puna per motive politike dhe e cuan punetore rrobaqepese ne repartin e veshmbathjes, pasi i shoqi i saj u burgos.
Ne skenen e ketij teatri luajti rreth 100 role nder to: Mira te drama Familja e peshkatarit e S.Pitarkes ne tre versione skenike, Masha tek Oret e Kremlinit e Korneicukut, Mirandolina te Zonja e bujtines e Goldonit ,Sonja te Xhaxha Vanja e Cehovit, gruaja te I Cuditshmi e Nazim Hikmetit. Nje nga figurat mbreslenese te saj me theks dramatik e tragjik, ishte Nica te dramatizimi i romanit Gjenerali i ushtrise se vdekur i I.Kadarese ku ajo vizatoi me mjeshteri dhe ndjenje te forte gruan dhe nenen e dhimbshme kombmadhe e te shastisur nga vdekja e se bijes, por te mbushur me urrejtje ndaj vrasesve te saj.
Interpretimi i F.Alibalit, ne rolet e shumta te saj, u shqua per temperamentin, gjallerine dhe zhdervjelltesine plastike per lirshmerine dhe organicitetin, duke krijuar ne skene nje atmosfere te gjalle e shpesh gazmore. Ka luajtur edhe shume role djemsh, nder ta edhe ai i Mustes te drama Halili dhe Hajria (1954). Ndahet nga jeta me 14 maj te vitit 2011.







