Monday, July 13, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Aktori Sulejman Pitarka (1924-2007)

admins by admins
February 2, 2021
in Artistet
A A
0
Aktori Sulejman Pitarka (1924-2007)
0
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Sulejman Pitarka. Aktor, dramaturg. Lindi ne Diber te Madhe ,Maqedoni ,me 2 shkurt .U diplomua per finance dhe punoi 9 vjet si punonjes banke, por talenti e coi vetiu drejt aktrimit qysh kur kryente sherbimin ushtarak ne vitet 1945 -1947 dhe me pas ne Levizjen Amatore te qytetit te Durresit . Ne vitin 1951 filloi pune si aktor ne Teatrin Popullor *, ku interpretoi rreth 70 role.

Ndonese qasja dramatike ishte burimore ne aktrimin e tij, fillimisht u dallua per sensin komik e sarkastik te lojes ,per natyrshmeri dhe vertetesite, cka gjithnje e me shume ai u shqua per thyerje planesh interpreative dhe larmi figurash .Luajti Hasan Agen te komedia Prefekti e Besim Levonjes, ne vitin 1951; Shcepkinin te Revizori i Gogolit ,1952 profesorin te Borgjezi fisnik e Molierit 1962, ku ra ne sy sensi i holle i humorit ,qe llogariste shume mbi disa cilesi komike te personazhit si kinse dituria e tij, retorika dhe fjalomania, spekulacioni me te verteten, te cilat u evidentuan me zgjuarsi prej tij.

Ne dramen e B.Brehit, Arturo Ui ,1971, luajti rolin e aktorit ,ku perdori me mprehtesi e finese elementet e groteskut, duke krijuar me ‘’keshillat e tij’’nje asociacion dhe kontrapunkt domethenes me veprimet e pritshme e gjakatare te Arturos ,qe vijne fill me pas .

Me figuren e Rrapo Shkembit te drama Shenomeni dhe mua e H.Minarollit ,fitoi cmimin si ‘’Aktori me i mire’’ ne Festivalin e Teatrove (1976), ku spikati per ndjeshmerine e larte, vizatimin e karakterit me barsje te thuketa popullore ,e shfaqur ne menyren e sjelljes ,te foluren ne rrafshe instonative te ndryshme ,sa te rrepta po aq te dhimbsura e humane.

Me rolin e xha Bakos te komedia Zonja nga qyteti e Ruzhdi Pulahes * (1977), si dhe ate te xha Nuros te drama Furrnalta e po ketij autori (1979), krijoi dy tipa popullore ,njerez babaxhane ,te humorit dhe shakase ;i pari ,i shqetesuar per punen dhe thumbues i veseve ,i dyti me merak per situaten politike dhe hallet e bijve .

Nje nga pikat e larta te aktrimit te S.Pitarkes ishte krijimi i figures se Sulejman Vokshin te drama Epoka para gjyqit e Ekrem Kryeziut *(1980), e cila u dha ne permasa epike ,me nje shprehesi te dukshme si ne te jetuarit e botes se brendshme te heroit ashtu edhe ne vizatimin plastik te tij.

Siguria ,qetesia dhe thjeshtesia ishin shenjime aktoriale mbreselenese .Ne moshen 81-vjecare, pas nje nderprerjeje prej me shume se 15 vjet pa dale ne skene, luajti rolin e babait (Lonit )ne dramen Pjata e drunjte (2005)te E.Morris ,me te cilin deshmoi rishtazi fuqine e talentit te tij, vertetesine dhe emocionalitetin e larte te aktrimit .

Me kete rol fitoi cmimin e pare si ‘’Aktori me i mire’’ne ,festivalin mbarekombetar te aktrimit ‘’Apollon’’2005 .S. Pitarka eshte aktor qe karakterin e personazhit e nderton me nje gjuhe realiste, duke e mbushur me detaje te shumta dhe hollesi shprehese .

Ne lojen e tij vihen re vetite e nje aktrimi te permbajtur, sa me prane njeriut, ku zoteron e verteta gati natyrale e perjetimit emocional te figures ,realizmi i thelle,kontrastet e shpeshta te planeve gjate lojes, gjetjet karakterizuese dhe, sidomos, te pershtaturit aktorial ndaj sjelljes dhe menyres se reagimit te rolit.

Sensi i se vertetes ne vizatimin e personazheve ne skene dhe ngulmimi per detaje me force tipizuese ndaj jetes se tyre, i ka dhene lojes se tij konkretesi te vecante, si ne teater ,ashtu edhe ne kinematografi. Sulejman Pitarka shkroi edhe disa drama ,por u be i njohur vecanerisht me dramen Familja e peshkatarit (1956),e cila cmohet si nje nga dramat klasike dhe me te bukurat e dramaturgjise shqipe te periudhes se Realizimit Socialist.

Ajo ka pasur shume venie skenike ne teatrot shqiptare ne kohe te ndryshme, ne Shqiperi e Kosove ,dy versione nga me te mirat e te ciles kane qene ato te Teatrit Kombetar (1956,1974). Drama sjell perjetimet e anetareve te nje familjeje qytetese ,ate te peshkatarit Jonuz Bruges ,ne vitet e pushtimit fashist.

Konflikti i saj sendertohet saje qendrimeve politike te ndryshme dhe perfshirjes se tyre ne Luften ANC. Diferencimi politik qe ngjet midis femijeve, posacerisht Dinit komunist dhe Selimit kolaboracionist, pasohet nga pervuajtjet e babait te tyre , Jonuzit , i cili vendoset ne nje situate dramatike lidhur me tradhtine e te birit ,pasi shpirterisht eshte prototipi i paradhene dhe sublime i bartjes se frymes atdhetare.

S.Pitarka ka luajtur gjithashtu ne 20 filma ,duke krijuar disa figura brilante qe cmohen si pjese e vyer e trashegimise se kinematografise shqiptare .

Pas rolit te mesuesit ,ne filmin Debatik ,1961,luajti me finese e me nje gjuhe shpotitese rolin e nje burrokrati mendjemadh dhe njeriu me vese, Sokrat Dhembon te Horizonte te hapura ,1968. Vijoi me rolin e gjeneralit italian te Gunat mbi tela, 1977; te xha Avdiut te Gjeneral Gramafoni ,1978; te Lipes te Pas gjurmeve ,1978.Ne filmin Balle per balle, 1979,krijoi nje nga figurat me te qelluara te karrieres se tij aktoriale ,ate te Zheleznovit.

Ne kohen interpretuese te aktorit u pikturua portreti i nje ushtaraku aventurier, ngulmues ,lakmitar dhe luftenxites, perkunder skemave apo shembellimeve ‘’tendencioze’’, qe viheshin re jo rralle ne trejtimin e figurave te tilla. Me rolin e Diplomatit te Vdekja e burrit ,u nderua me cmimin .Ne prill te vitit 2000 u nderua me ‘’Cmimin e Karrieres’’, ndersa ne shkurt 2002 me titullin ‘’Mjeshter i Madh i Punes’’.Mban titullin ‘’Artist i Popullit ‘’. Vdiq ne Tirane ,me 24 mars 2007.

Tags: Sulejman Pitarka
Previous Post

Horoskopi 2 Shkurt 2020

Next Post

Aktori Nefail Piraniqi (1940-1996)

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
Aktori Nefail Piraniqi (1940-1996)

Aktori Nefail Piraniqi (1940-1996)

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In