Xhelal Tafaj (1953). Aktor. Lindi ne Tirane, me 31janar. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve, me 1976, dhe fill me pas u emerua aktor ne tatrin ‘’Aleksander Moisiu ‘’* te Durresit; pak kohe ishte drejtor i tij (1998). Ne vitin 1992-1995 punoi si nepunes per kulturen ne Bashkine e Durresit.

Roli i pare ishte ai i Spartit te drama Deshtimi i nje kryqezate e Kadri Pirros *; me pas luajti role kryesore, me se shumti ne planet romantike, heroike e dramatike, personazhe pozitive me lengata dashurie, pervuajtje ekzistenciale apo lufte per mbijetese, si Bozdari te Pertej dashurise, dramatizimi i poemes se Jeronim de Rades ‘’Serafina Topia ‘’(1984), Hepi Bern te Net vere, dramatizim i romanit Nete tragjike amerikane te Erskin Kollduellit, Marko te kenge dashurie me korba (1994) dhe Marko te Qytet pa dashuri te Bashkim Hoxhes *, Altini te Trokitjet ne dyert e dhimbjes (2001), autor e regjisor Serafin Fanko *, doktori te Babai e A. Strindberg.

Here pas here ai shkeputej nga modeli tashme i provuar i aktorit –hero, apo ai i personazheve te pervuajtur mes peripecive te dashurise, fatalitetit, deshtimeve, rrethanave tragjike etj.







