Monday, July 13, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Aktori dhe regjisori i mirënjohur Sali Doçi

admins by admins
February 7, 2021
in Artistet
A A
0
Aktori dhe regjisori i mirënjohur Sali Doçi
0
SHARES
18
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Sali Doçi, lindur në Bytyç, Tropojë, me 11 Prill 1945.  Saliu arriti të hynte në auditorët e shkollës së lartë të arteve Instituti I Lartë I Arteve (ILA) dega Aktor,  në degën e dramaturgjisë, në vitin 1967, nga ku talenti i tij u spikat nga profesorët dhe koleget e tij.

Pasi mbaroj shkollën e lartë me rezultate shumë të mira, u emërua Regjisor, pranë Pallatit të Kulturës “Dardania” në qytetin Bajram Curri , ku punoi dhe krijoi berthamen e pare të një estrade shumë të suksesshme . Ai do ishte i pari intelektual i diplomuar në këtë degë. Sali Doçi punoi me pasion e ndërgjegjje të lartë në lartësimin e veprimtarive kulturore dhe artistike në rrethin e Tropojës, e veçanarisht të artit dramatik.

Me dhjetra janë skeçet, dramat e komeditë me autor vendas e të huaj që i ka vënë në skenë me trupën amatore  të shtëpisë së Kulturës, në zona, në ndërmarrje ekonomike, institucione dhe në Pallatin e Kulturës. Madje me dhjetra janë edhe spektaklet koncertale që kanë për regjisor Sali Doçin.

Festivalet kombëtare dhe ato ndërkombëtare  dhe veprimtaritë teatrore e koncertale që Tropoja ka qenë pjesëmarrëse, si dhe vlerësimet e trofetë e marruna në këto aktivitete, është edhe mundi dhe profesionalizmi i Sali Doçit.

Për aftësi profesionale të Saliut si aktor e regjisor, Teatri Kombëtar e ka kërkuar më shumë se një here, por do ishte “hija” në biografi që e ndiqte pas që nuk e mundësoi këtë, ashtu sikurse ajo nuk e la të dale jashtë shtetit në Festivalin Ballkanik të Ohrit as në atë spektakël që vetë e kishte përgatitur.

Kështu me kalimin e kohës, Saliu u poq, u formua dhe uafirmua si artist. Madje ai po afirmohej edhe në artin kinematografik duke u aktivizuar dhe luajtur në role të rëndësishme si në filmat “Rrugë të bardha” dhe “ Shëmbja e idhujve”. Por pikërisht kur po ngjiste i sigurt shkallët e hirarkisë në artin skenik e atë kinematografik, e pllakos sëmundja e pashërueshme e që me 7 shkurt të vitit 1995 u nda nga jeta. U nda nga shokët, nga familja dhe skena që i dha gjithçka nga dija e tij prej artisti.

Sali Doçi u karakterizua nga thjeshtësia; nga dashuria për shokët; nga aftësi profesionale; nga thellësia e mendimit dhe shpirtit krijues e interpretues; nga pasioni për profesionin; nga komunikimi i natyrshëm me skenën dhe me amatorët, prandaj edhe e deshi dhe e respektoi Tropoja, dhe u interesua vazhdimisht për shëndetin e tij, si dhe e percolli masivisht me shumë dhimbje për në banesen e fundit. Këshilli Popullor i rrethit e kanë nderuar duke e shpallur “Qytetar nderi” të Bajram Currit”.

Aktori dhe regjisori i mirënjohur Sali Doçi, do mbetet i paharruar për të gjithë.

Material u pergatit ekskluzivisht për faqen e Aktoreve Shqiptare nga Xhane Imeraj, shkeputur nga libri “ Tropoja- djep kulture” , te autorit Selim Matoshi.

Ndalohet rreptësisht ripublikimi i këtij shkrimi, sipas nenit 80, ligji 35/2016

Tags: Sali Doçi
Previous Post

Telegrami bëhet aplikacioni më i shkarkuar në janar, Whatsappi del në vendin e pestë

Next Post

Kur e vërteta e Fatosit vret më shumë se plumbi i Saliut

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
Kur e vërteta e Fatosit vret më shumë se plumbi i Saliut

Kur e vërteta e Fatosit vret më shumë se plumbi i Saliut

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In