Dhimiter, Pecani (1945). Regjisor, Lindi ne Tirane, me 3 shkurt. Kreu studimet e larta ne shkollen e larte per aktor ‘’Aleksander Moisiu ‘’, me 1966. Punoi si aktor prane Teatrit Popullor, pastaj nje pjese te madhe kohe ne vitet 1970 -1985 ne Televizionin Shqiptar si regjisor i spektakleve dhe drejtor i Programacionit.
Ne vitin 1985 u emerua regjisor ne Teatrin Kombetar, derisa doli ne pension. Pas vitit 1997 emigroi ne France. Shfaqjet e Dh. Pecanit synojne te japin copeza jetesore qe afrohen me realitetin e fundme, duke bere nderhyrje ne aktualizimet e mesazheve, te sjelljes se personazheve, te mjediseve te veprimit etj.
Nga shfaqjet e tij te par ate suksesshme ishte drama Gjemimi i atij dimri e Teodor Lacos ne Teatrin e Fierit, me 1977, dhe me pas edhe ne Teatrin Popullor, ku i dha ngjyra e tone te forta vendosjes ne udhekryq te njeriut per te zgjedhur kahun e drejte ne konfliktin e ashper politik gjate Luftes Nacionalclirimtare, sidomos nenvizoi karakterin masiv popullor te kesaj lufte.
Krijimi i atmosferes se perndezur ne tablote masive, puna kembengulese per pervijimin e karaktereve, situatat poetike dhe shqyrtimet psikologjike, qe shoqerohen nga thyerjet e herepashershme dhe ndryshimi i planeve interpreative spikatin ne disa shfaqje te tij, sit e drama Perballe vetes e Ruzhdi Pulahes, 1984, bashkeregjizor me Pirro Manin, Duke gdhire viti 45 e T.Lacos (1975), Vizita e inspektorit e Xhon Pristlit (1980).
I dha nje ton e hije sa poetika e lirike, po aq dramatike e tragjike vepres se njohur Romeo dhe Zhuljeta te Shekspirit, sidomos fundit te saj te trishte, te zymte, me deshperimin dhe vdekjen e dashnoreve (luanin N.Xhepa dhe E.Alikaj.
Priret nga risemantizmi i veprave te autoreve klasike duke i prure ne kohen dhe mjediset e sotme, si dhe duke i perpunuar nga pikemamja ritmike e strukturore.Kjo vihet re jo vetem ne modernizmin e sjelljes se personazheve, te kostumografia dhe rekuizita e perdorur, por edhe te menyra e inskenimit, te theksat dhe mesazhet, duke mesuar anen gjithekohore dhe universale te tekstit letrar.
Nje trajtim bashkekohor i beri sidomos komedise Dy zoterinjte nga Verona te Shekspirit, me tutje komedise klasike shqiptare Karnavalet e Korces te Spiro Comores, me 2003, dhe, ne plane me te permbajtura, edhe drames Dhelpra dhe rrushte te Figueredos, 1992. Ne raste te tilla modernizmi nuk vjen vetem nga veshjet e koheve te fundme, as vetem nga rekuizita e perdorur, por edhe nga menyra e aktrimit qe rreket te shembelleje para se gjithash njeriun e sotem e jo ate te hershmin.
Dh.Pecani ka luajtur edhe si aktor ne skenen e teatrit, si Martinin te Perkolgjinajt e Kole Jakoves (1966), Shpendin te Toka e zjarrte ,dramatizimi i romanit te H.Sulejmanit etj. Po keshtu edhe 8 role ne kinematografi, ku spikati fare i ri me rolin e Agimit ne filmin Debatik (1961) dhe ate te Petritit tek Oshtime ne bregdet (1966). Mban titullin ‘’Artist i merituar .’’







