Monday, July 13, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Aktori Bujar Lako (1946-2016)

admins by admins
May 9, 2021
in Artistet
A A
0
Aktori Bujar Lako (1946-2016)
0
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Bujar Lako (1946-2016). Aktor. Lindi ne Korce, me 9 maj. Pas mbarimit te studimeve ne Institutin e Larte te Arteve*, dega Drame, me 1973, filloi pune si aktor ne Teatrin Popullor. Interpretoi aty rreth 17 role te para, ku spikati ne shfaqjet Vizita e Inspektorit e Xh.Pristli (inspektori Gull), Monserati e E.Roble (Monserati), Vdekja e komisionarit e A.Milerit (Bif), Dite vere e Mrozhek, Ariu e A. Cehovit etj.

Lako karakterizohet nga nje loje e natyres psikologjike, me heshtjet emocionale dhe hirin e tij si aktor, me nje fjale pergjithesisht te ngadalte, te ngrohte e te rrumbullakesuar, sidomos me nje perjetim te brendshem, te permbajtur dhe dramatik. Ne vitin 2008 krijoi nje figure me identitet te qarte psikik, Marvin te pjesa me te njejtin titull te Meri Ciz, me te cilin ai harmonizoi rrafshet instinktive emocionale me ato logjike e qendrimet racionale, te motivuara saje nje ekuilibri estetik e formal te qashter, cka krijuan se bashku nje modelim aktorial te mencur e inteligjent te vete personazhit. Me se shumti B. Lako u shqua ne kinematografi si nje nga aktoret me te suksesshem te saj mbi 30 role.

U be shpejt i njohur ne rolin e Mistos ne filmin Ne fillim te veres, 1975, pastja me rolin e Martin Krekes ne filmin Perballimi, 1976, me te cilin u nderua me Medaljonin e Festivalit. Ne filmin Gjeneral Gramafoni, 1978, realizoi me hijeshi dhe ndjenje rolin e Halit Beratit, rol me te cilin fitoi Kupen e Festivalit I te Filmit. Aktori realizoi nje shkrirje e njesim mjeshteror te vetes me veprimet, ojnat dhe tekniken e te luajturit ne instrument, per t’iu pergjigjur personazhit te tij (nje klarinetisti te talentuar te muzikes popullore shqiptare). Kjo u arrit jo thjesht dhe vetem ne anet fizike e mimike, por ne teresine e te jetuarit dhe te pershtaturit me rolin.

Ne filmin Dora e ngrohte ai krijoi nje figure ekspresive, vepruese, te kahut negativ, ndryshe nga prirja e tij e deriatekohshme per te sendertuar pergjithesisht role pozitive, njerez te qete, te vetepermbajtur, me nje siguri te brendshme, si dhe figurat e heronjve. Mbreselenese ishte interpretimi i aktorit ne rolin e Tunxhit ne filmin televiziv Udha e shkronjave, 1978, me te cilin fitoi cmim te vecante ne Festivalin I. Me kete rol ai paraqiti nepermjet detajeve kuptimplote te rrafshit mimik e plastik, syrit zhbirues e te mbushur me emocion si dhe pervijimeve te holla psikologjike figuren e nje fshatari patriot, besnik, sycelet e te ndershem.

Nje tjeter rol i misheruar me hijeshi dhe vertetesi ishte ai i Mujo Bermemes ne filmin Balle per balle, 1979. Me qetesine e brendshme, portretin, zerin e ngrohte dhe gjestet e permbajtura, B. Lako dha figuren e nje ushtaraku te larte te flotes detare, qe e zoteronte mire veten dhe u pergjigjej me gjakftohtesi e dinjitet provokimeve te ardhura nga kundershtaret politike. Me kete rol u nderua me Medaljonin e Festivalit.

Ne vitin 1987 realizoi dy figura interesante, drejtorin te filmi Telefoni i nje mengjesi dhe Ferdinandin te filmi Vrasje ne gjueti, me pas, me 1989, gjeneralin te filmi Kthimi i ushtrise se vdekur, me te cilin eshte shpallur “Aktori me i mire” ne Festivalin e Filmit 1991.

Rishtazi te ky rol, fale qetesise se tij te brendshme si aktor, vetezoterimit dhe ritmit te larte psikik te veprimit, ai ndertoi nje kontrast te forte e domethenes midis fillimit impozant e autoritar te ketij hierarku te huaj ushtarak, nga njera ane, me fundin pa lavdi te misionit te tij tinezar, nga ana tjeter; tashme ne njeri deprisiv, i pushtuar nga nervozizmi, nga rrembimi, deri edhe nga qendrimet irracionale me humbjen e drejtpeshimit.

Ne vitin 1995 ai luajti ne filmin Amiko e Zhan Zhak Zyk, produksion francez. Sa i takon kinemase, ai kishte nje portret te hijshem, veshtrim zhbirues, perdorte gjeste te kursyera, e zoteronte ekranin, vecanerisht ne planportert, por, kur situatat behen tejet dramatike dhe fitojne ngarkesa psikike; ose kur personazhi gjendet ne zgripin e nje traume te fshehur a nje rrethane te skajshme te natyres ekzistenciale, shpesh fataliste-atebote loja e tij behet shperthyese, merr temporitem te shpejte, madje arrihet deri edhe ne plane nevrotike.

B.Lako eshte lauruar me Cmimin e Republikes se Klasit I. Mban titullin “Artist i merituar”. Ne vitin 2005 ka mare “Palmen e arte” si aktori me i mire i Festivalit ne edicionin e 29 “Cairo International Film Festival” me filmin “Megic Eye” te regjisorit Kujtim Çashku. Ky eshte çmimi me i madh i marre nga nje aktor shqiptar ne nje festival te kategorise A. Ne vitin 2013 eshte dekoruar me titullin “Mjeshter i Madh” nga Presidenti i Republikes.

Previous Post

I papërsëritshmi Kujtim Laro (1947-2004)

Next Post

Rama merr dhuratën e veçantë për fitoren nga ekipi i Juves, thumbon interistat

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
Rama merr dhuratën e veçantë për fitoren nga ekipi i Juves, thumbon interistat

Rama merr dhuratën e veçantë për fitoren nga ekipi i Juves, thumbon interistat

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In