Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur sot në mesditë në Rrugën e Kombit.
Burime nga policia bëjnë me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor, duke e lënë të plagosur. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarit, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
NJOFTIMI I PLOTË
Rreth orës 16:45 , në autostradën Milot- Rreshen, tek “Rrethrrotullimi i Milotit”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.N., banues në Mirditë, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi A.N. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.




