Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste në Lezhë.
Një automjet i tipit tip “Benz” me targa AA097 ZM është përmbysur në rrugën kryesore në qendër të qytetit.
Burime të sigurta bëjnë me dije se makina drejtohej nga një grua, e cila udhëtonte bashkë me dy fëmijët e saj dhe se të tre janë dërguar në spital.
Shkak mendohet pakujdesia e drejtueses së automjetit, pasi në pjesën e pasme të makinës ishte vendosur tabela “shofere e re”.
Të dhëna paraprake bëjnë me dije se tre personat janë jashtë rrezikut për jetën.




