Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në rrugën Lezhë-Fushë Krujë.
Disa mjete janë përfshirë në aksident në një zonë pranë rrugës që shkon për në Ishull Lezhë.
Sipas TCH, një betoniere ka përplasur një automjet Mercedes, të cilin e ka ndarë në mes nga përplasja e fortë.
Rruga është bllokuar për shkak të aksidentit, por nuk dihet nëse ka të plagosur.




